Gjykata Ekonomike në Prishtinë, të premten ka marr vendim që të nxjerr në shitje fabrikën e Llamarinës “Llamkos”, përmes ankandit publik në afat kohor prej 60 ditësh.
Këtë vendim të gjykatës e kundërshton kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të ‘Llamkosit’, Ragip Hasani, i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk pajtohet me shitjen e fabrikës, të cilës mund edhe t’i ndërrohet destinimi.
Sipas Hasanit, fabrika është në gjendje të rregullt teknologjike, kurse me shitjen e saj rreth 500 punëtorë mbesin pa punë.
“Dje u mbajt një seancë në Gjykatën Ekonomike në Prishtinë, ku u vendos që ‘Llamkosi’ të shitet në ankand publik. Unë kam bërë kërkesë që mos të shitet dhe mos t’i ndërrohet destinimi i prodhimit fabrikës, por më kanë mundur me vota dhe u mbet që të shitet fabrika brenda 60 ditësh. 30 ditë në përgatitje që të publikohet nëpër gazeta e mediume tjera, dhe pas 30 ditëve të paraqiten ofertuesit d.m.th brenda 60 ditëve të shitet. Kjo është një fatkeqësi e ekonomisë së Vushtrrisë, ku mbesin pa punë rreth 500 punëtor, e fabrika në vlerë 30-40 milion euro, të shitet për 4 milionë”, ka thënë Hasani, për Telegrafin.
Sipas tij, fabrika Llamkos, nuk duhet të shitet sepse është në gjendje të rregullt teknologjike dhe duhet të punoj pasi është gjigant ekonomik në Vushtrri.
Hasani po ashtu tregoi se Kuvendi Komunal i Vushtrrisë është kundër shitjes së kësaj fabrike, për të cilën ka lëshuar dhe një rekomandim i cili nuk është marr parasysh nga Gjykata Ekonomike në Prishtinë.
“Një administrator, të cilin e ka caktuar Gjykata, ka bërë përgatitjet dhe që pesë vjet ‘Llamkosi’ është nëpër gjyqe. Komuna është kundër shitjes. Kuvendi Komunal ka bërë rekomandim që mos t’i ndërrohet destinimi fabrikës. Hiç nuk jam pajtuar me atë vendim të Gjykatës”, u shpreh kryetari Hasani.
Ai tregoi se javën tjetër do t’i informoj punëtorët e Llamkosit për këtë vendim të Gjykatës.
“Javën tjetër, të premten, do të mbaj një takim me punëtorët dhe do t’i informoj ata. Të shohim çdo të bëjmë”, potencoi kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Llamkosit, Ragip Hasani.
Ndërkaq, në vendimin që ka siguruar Telegrafi nga Gjykata Ekonomike në Prishtinë thuhet që është aprovuar propozimi i administratorit falimentues për shitjen e fabrikës së Llamkosit.
Ndryshe, privatizimi i Fabrikës së ‘Llamkosit’ të Vushtrrisë kishte dështuar dy herë dhe që nga viti 2015 kjo ndërmarrjes ka mbetur në proces të falimentimit. Si pasojë e mos punës edhe borxhet ndaj punëtorëve kanë shkuar duke u rritur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Po bëhen një vit nga hapja e librarisë më të bukur në vend: Librarisë "Dukagjini" në Prishtina Mall
Golden Eagle rrit prezencën në tregun Slloven
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia