LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e lartë: Të përshpejtohet dhënia e vërtetimeve për kandidatët për deputetë në Maqedoni (Dokument)

Gjykata e lartë: Të përshpejtohet dhënia e vërtetimeve për kandidatët për deputetë në Maqedoni (Dokument)

Vonesa në sigurimin e vërtetimeve për mosgjykim, nga Gjykata themelore Shkupi 1, për kandidatët të cilët duhet të jenë në listën për deputetë, ka sjellë reagimin e LSDM-së në Gjykatën e lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo ka bërë që kryetarja e Gjykatës së lartë të Maqedonisë, Lidija Nedellkova t’i drejtohet Gjykatës themelore Shkupi 1, me një shkresë, përmes së cilës bëhet e ditur se Damjan Mançevski, shef i shtabit zgjedhor të LSDM-së, është ankuar për vonesa.

Prandaj, Nedellkova kërkon nga Gjykata themelore Shkupi 1 që të përshpejtojë dhënien e këtyre vërtetimeve.


Përndryshe, për një problem të këtillë ka reaguar kryetari i Partisë Liberale e Maqedonisë, e cila i ka bë thirrje KSHZ-së që të mos pengohet pjesëmarrja e tyre në zgjedhje, përmes vonesave të sigurimit të vërtetimeve.

Partia Liberale e Maqedonisë: Mos na pengoni të marrim pjesë në zgjedhje
Lexo po ashtu Partia Liberale e Maqedonisë: Mos na pengoni të marrim pjesë në zgjedhje

Ndërkaq, edhe Gjykata themelore Shkupi 1, bëri të ditur se vërtetimet e tyre do të jepen, por me një kohëzgjatje prej 5 deri 7 ditë./Telegrafi/

Njoftim me rëndësi nga Gjykata themelore Shkupi 1
Lexo po ashtu Njoftim me rëndësi nga Gjykata themelore Shkupi 1

dokument-zgjedhjet-nedellkova