Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të akuzuarve I.K., M.Z. dhe E.K.

Me këtë, gjykata ka lenë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 26.12.2018, e rrjedhimisht edhe aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të datës 28.08.2018.

Sipas kësaj aktakuza Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “mashtrim” dhe veprën penale “ Shmangie nga tatimi”.

Po ashtu, këta dy së bashku me të akuzuarin Edmond Kërliu akuzohen edhe për veprat penale: “Pastrim i parave”.  “Mashtrim dhe shmangie nga tatimi”.

Gjykata e Apelit vlerëson se pretendimet ankimore të palëve nuk janë të bazuara, sepse gjykata e shkallës së parë më aktvendimin e atakuar, në mënyrë të drejtë ka dhënë arsye të mjaftueshme, se aktakuza e prokurorisë, ka prova të mjaftueshme për ta mbështetur dyshimin e bazuar mirë, se të dyshuarit kanë kryer veprat penale në fjalë.

Në njoftim thuhet se tani për tani nuk ka argumente bindëse dhe që nuk përmbajnë asnjërën prej bazave ligjore për të cilat mund të hedhet aktakuza, ashtu siç kërkohet më  dispozitat e nenit 250 të Kodit të Procedurës Penale. /Telegrafi/