LAJMI I FUNDIT:

​Gjykata e Apelit gjatë pandemisë ka zgjidhur një numër të konsiderueshëm të lëndëve të rregullta

​Gjykata e Apelit gjatë pandemisë ka zgjidhur një numër të konsiderueshëm të lëndëve të rregullta

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka diskutuar lidhur me gjendjen e sistemit gjyqësor, me theks të veçantë në zhvillimet që po e përcjellin Gjykatën e Apelit.

Shala tha se Gjykata e Apelit, me gjithë numrin e pamjaftueshëm të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës, po punon në maksimum që t’i kryejë detyrat dhe përgjegjësitë institucionale.

Ai theksoi se me gjithë vështirësitë e punës gjatë masave pandemike, Gjykata e Apelit ka arritur që përpos rasteve urgjente, të zgjidhë një numër të konsiderueshëm të lëndëve të rregullta.

Në takim u bisedua edhe për nevojën për reforma të vazhdueshme në infrastrukturën ligjore dhe institucionale, avancimin e transparencës dhe llogaridhënies si dhe rritjen e performancës, si parakusht për rritje të besimit publik.

Temë diskutimi ishte edhe mënyra e funksionimit të Divizionit të Gjykatës së Apelit në Mitrovicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori