Gjykata e Apelit ende nuk ka sjell vendim mbi ankesën e të akuzuarit Almir Dërplanin për rastin “Alfa”, ndonëse kanë kaluar një muaj që nga mbajtja e seancës publike. Nga Apeli thonë se ende është duke u punuar mbi lëndën pasi që e njëjta është komplekse.
“Mbi lëndën po punohet dhe është në procedim e sipër. Ende nuk ka vendim për lëndën, ndërsa vendimi pritet që të merret në periudhën e ardhshme, përafërsisht nga fundi i këtij muaji ose fillimi i muajit të ardhshëm”, thonë nga Gjykata e Apelit.
Avokati Asmir Alispahiq shpreson që gjykata e shkallës së dytë në periudhë sa më të shkurtër të sjell vendim përfundimtar mbi ankesat e klientit të tij, Almir Dërplanin.
“Pritjet janë që në afat sa më të shkurtër të sillet vendim për rigjykim të lëndës dhe përfundimisht edhe të dënuarit me dënim të plotfuqishëm dhe jo të plotfuqishëm të marrin drejtësinë e merituar me lirim nga akuza ose me shfuqizim të aktakuzës”, tha Asmir Alispahiq, avokat.
Pas vendimit të Apelit, lënda dorëzohet në Gjykatën Penale. Kjo gjykatë, në bazë të ekspertizës e përgatitur në Serbi, duhet të vlerësojë nëse lënda do të rikthehet ose jo në gjykim. Javë më parë kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, bëri me dije se mbi lëndën Penalja do të veprojë menjëherë pasi lënda të arrijë nga Apeli.
“Në momentin kur do të përpilohet aktgjykimi në Gjykatën e Apelit, ne do të veprojmë pas kërkesës për përsëritjen e procedurës. Do ta procedojmë, por cili do të jetë vendimi unë nuk e di. Por, do të veprohet pas kërkesës për rigjykim, do të shqyrtohet dhe nëse ka bazë do të sjellim një vendim adekuat”, deklaroi Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës Penale (11.05.2022).
Ekspertiza e përgatitur në Serbi konstaton se Agim Islami, i ndjeri Rexhail Qerimi dhe asnjëri nga të dënuarit e tjerë nuk janë kryerësit e veprën penale dhe se janë dënuar mbi dëshmi joligjore dhe të kurdisura. Për vrasjen e policit dhe plagosjen e dy të tjerëve në vitin 2008 në parkingun e Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, Agim Islami dhe Rexhail Qerimi u dënuan me burg të përjetshëm. Almir Derplanin ishte dënuar në mungesë dhe më pas u ekstradua në Maqedoni, ndërsa Ramadan Shakiri ishte dënuar me 9 vite burg për logjistikë./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët