LAJMI I FUNDIT:

Gjykata dënon Princ Leka Zogun dhe ish-vjehrrin e tij për dhunë në familje

Gjykata dënon Princ Leka Zogun dhe ish-vjehrrin e tij për dhunë në familje

Gjykata e Tiranës dënoi Princ Leka Zogun me një vit burg për akuzën e “dhunës në familje”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove.

Po ashtu, në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurit, në provë për një periudhë prej 16 muajsh, me kusht që gjatë kohës së provës, e pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjeter penale.


I fajshëm nga gjyqtarja Migena Laska u shpall edhe Gjergj Zaharia, babain e Elias, i cili u dënua me 10 muaj burg. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë dhe në përfundim Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.

E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti nuk përbën vepër penale, shkruan A2 CNN.

Të tre personat të cilët u akuzuan për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Gjithçka ndodhi pas ngjarjes së ndodhur në muajin mars 2024, në pallatin mbretëror, pas një sherri mes Princit, gruas së tij Elia Zaharia dhe të atit të saj, Gjergj Zaharia.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori