LAJMI I FUNDIT:

Gjykata cakton datën e gjykimit në mes të Elon Musk dhe Twitter

Gjykata cakton datën e gjykimit në mes të Elon Musk dhe Twitter

Data e gjykimit në mes të Elon Musk dhe Twitter sapo u bë pullike nga një gjykatës.

Burri më i pasur në botë dhe kompania e rrjetit social do të shkojnë në seance gjyqësore për 5 ditë në mes datave 17 dhe 21 tetor 2022.

Gjyqi do të mbahet në Gjykatën Civile në Delaware, raporton The Independent, transmeton Telegrafi.


Twitter po mundohet që ta detyrojë miliarderin që ta mbajë premtimin e blerjes së kompanisë për çmimin e 43.3 miliardë eurove.

Kompania dëshironte që gjyqi me miliarderin të fillonte sa më shpejtë që është e mundur, e cila do të përkonte me muajin shtator të këtij viti, ndërsa Musk dëshironte që gjyqi të fillonte në shkurt 2023.

Nga Twitter thonë se largimi i Musk nga marrëveshja do të ishte e gabuar dhe e pavlefshme, duke pretenduar se ai beson se ndryshe nga çdo palë tjetër që i nënshtrohet ligjit mbi kontratat të Delaware, është i lirë që të ndryshojë mendjen, të bëjë kompaninë të pavlefshme, të ndërpresë operacionet e saj, ta shkatërrojë vlerën e aksionarëve, dhe pastaj të largohen.

Twitter e paditi Musk-in më herët gjatë muajit, me argumentin se miliarderi i teknologjisë është ligjërisht i detyruar që të përfundojë blerjen pavarësisht pretendimeve se numri i llogarive “robotë” në platformë ishte keqinterpretuar ndaj shefit ekzekutiv të Tesla dhe për këtë arsye ai ka të drejtë që të largohet nga marrëveshja e blerjes. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse keni DVD, ato mund të mos funksionojnë më

Nëse keni DVD, ato mund të mos funksionojnë më

Teknologji
Marrja e ChatGPT në 'terapi' për ankthin ndihmon me paragjykimet, thonë studiuesit

Marrja e ChatGPT në 'terapi' për ankthin ndihmon me paragjykimet, thonë studiuesit

Teknologji
Musk zotohet se nuk do ta çaktivizojë internetin satelitor në Ukrainë: Starlink nuk do t'i fikë kurrë terminalet

Musk zotohet se nuk do ta çaktivizojë internetin satelitor në Ukrainë: Starlink nuk do t'i fikë kurrë terminalet

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Kalo në kategori