Njohësit e çështjeve juridike thonë se nga Gjykata Administrative varet se a do të ketë rivotim në ato qendra votuese, për të cilat opozita maqedonase Lidhja Social-Demokrate dhe Lëvizja Besa, parashtruan ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për parregullsi gjatë procesit të votimeve të 11 dhjetorit.
Pas vendimit në mbledhjen e mbrëmshme të KSHZ-së, e cila hodhi poshtë të gjitha ankesat e LSDM-së për parregullsi zgjedhore, kjo e fundit, përmes një kumtese me shkrim ka theksuar se Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ka dëshmuar se nuk është në nivel të detyrës serioze, që e ka në lidhje me mbrojtjen e të gjitha aspekteve nga procesi zgjedhor.
“Institucionet e shtetit duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve dhe ta respektojnë vullnetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Edhe krahas gjithë asaj që po ndodh, disa gjëra janë të qarta si kristali: Qytetarët zgjodhën jetë dhe ato ndryshime tashmë po ndodhin, nuk ka më vende në politikën për personalitete si Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE shkon në opozitë. Hapen perspektivat për Republikën unike të Maqedonisë dhe të gjithë qytetarët e saj”, thuhet në komunikatën për media nga partia maqedonase në opozitë, Lidhja Social-Demokrate e drejtuar nga Zoran Zaev, shkruan REL.
Nga kjo parti informojnë se brenda ditës do të parashtrojnë ankesa për parregullsi zgjedhore në Gjykatën Administrative pasi të kenë definuar me ekspertët juridik të gjitha shkeljet që i ka bërë KSHZ-ja gjatë shqyrtimit të ankesave të parashtruara nga kjo parti.
Përderisa nga Lëvizja Besa thonë se nuk do të parashtrojnë ankesa në Gjykatën Administrative, sepse siç shprehen, nuk besojnë në gjykatat e Maqedonisë.
“Vendimet e asaj gjykate, do të jenë politike dhe ato vendime ne të gjithë i pamë se cilat janë gjatë këtyre ditëve në KSHZ. Ata na i vodhën dy deputetë në mënyrë klasike para syve të botës dhe tani duan ta legjitimojnë këtë edhe përmes gjykatave. Pa ardhur drejtësia, ky vend nuk ka të ardhme”, deklaron për Radion Evropa e Lirë, Blerim Sejdiu, nga Lëvizja Besa.
Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike thonë se Gruevski të shtunën tregoi qartë se nuk e ka ndërmend të heqë dorë që mandatar i qeverisë së ardhshme të jetë ai.
Pero Dimshoski, profesor universitar, duke komentuar gjuhën e ashpër të shprehur nga Gruevski ndaj diplomatëve të huaj, përkatësisht se nuk do të lejojë kurrfarë ndërmjetësimi për formimin e qeverisë së re, thotë se kjo deklaratë vjen pasi Gruevski ka marrë sinjale, siç thotë, “pas kuintave” nga partitë shqiptare për mbështetjen e qeverisë së tij nëse i jepet mandati për ta formuar.
“Nuk kemi të bëjmë me ndonjë retorikë të re nga ana e OBRM-PDUKM-së. Edhe më herët Gruevski është shërbyer me retorikë nacionaliste, anti-shqiptare, megjithatë gjithmonë ka pasur parti politike, të cilat janë shprehur se duan të jenë pjesë e një Qeverie ku merr pjesë OBRM-PDUKM. Edhe kësaj radhe nuk do të befasohesha që ndonjëra ose madje edhe dy nga partitë shqiptare të pranojnë ofertën për të bërë koalicion me OBRM-PDUKM, kuptohet nëse nuk pëson ndryshime rezultati zgjedhor”, thekson Dimshoski.
Ai nënvizon se ky variant aspak nuk paraqet zgjidhje të kizës për shkak se ajo qeveri do të ishte shumë e brishtë.
Daljen nga kriza, Dimshoski e sheh përmes formimit të një qeverie në nivel ekspertësh me mandat të plotë që parësor do të kishte realizmin e reformave që kërkohen nga Pribe, orientimin e vendit kah integrimet euroatlantike reformat në media, si dhe vazhdimin pa pengesa të Prokurorisë Speciale Publike.
Por, Sefer Tahiri, ligjërues i Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, thotë se gjuha e ashpër e Nikolla Gruevskit para KSHZ-së, është shprehje revolte ndaj rezultatit të përgjithshëm zgjedhor, aq më shumë kur shqiptarët tani nuk e parapëlqejnë partinë e tij për të bërë koalicion për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë.
“Tani partia e Nikolla Gruevskit nuk e ka numrin e mjaftueshëm të votave për të formuar vetë qeverinë, ndërkohë që dihet gatishmëria e partive politike shqiptare se nuk janë për koalicion me OBRM-PDUKM, Ndërsa, vlerësimet se ambasadorët e huaj nuk duhet të përzihen në zhvillimet në vend, ishin deklarata të pamatura anti-diplomatike, do të kisha thënë edhe anti-integruese kur dihet se kontributi i ambasadorëve të vendeve të huaja veçanërisht atij të SHBA-së dhe BE-së, ka qenë në drejtim të tejkalimit të krizës politike dhe vendosjes së normalitetit politik në Maqedoni”, thekson Tahiri.
Sipas tij një qeveri me OBRM-PDUKM dhe Nikolla Greuevskin, si drejtues i kësaj partie, do të thoshte izolim i plotë i Maqedonisë nga faktori ndërkombëtar.
Njohësit e çështjeve politike janë të prerë se pa ndërmjetësimin edhe më të drejtpërdrejtë të faktorit ndërkombëtar, kriza në Maqedoni nuk mund të kapërcehet pasi dallimet veçanërisht mes kampit politik maqedonas, janë shumë të mëdha sa i përket çështjeve me interes krucial për shtetin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Vaktia e Ramazanit 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vaktia-e-Ramazanit-2025-e1739353939191-780x439.jpg)
Vaktia e Ramazanit 2025
![Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-e1728118285998-780x439.jpg)
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re