Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog, por jo për ta dorëzuar pronën e saj.
Kështu tha sot në Bruksel, drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili shtoi se Beogradi nuk do të rri duarkryq rreth kësaj çështjeje.
Ai iu tha gazetarëve në Bruksel, pas një raundi tjetër të bisedimeve teknike me Prishtinën, se nuk do të bëjnë lëshime katastrofale dhe kompromise të kalbura në kurriz të popullit të vet, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.
Sipas mediave serbe, Gjuriq në Misionin e Serbisë në BE në Bruksel zhvilloi një takim me përfaqësuesit e 28 vendeve anëtare dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian.
Me këtë rast, Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën paraqiti qëndrimin e Serbisë “në lidhje me Trepçën, ligjin për investimet strategjike, por edhe në lidhje me mënyrën në të cilën trajtohen përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës”.
“Politika jonë mbetet politika e bisedimeve, por kurrë nuk do të jetë politikë e futjes së kokës në rërë, duke bërë lëshime të pajustifikueshme dhe kompromise të kalbura në dëm të interesave të popullit serb”, ka thënë Gjuriq.
“Dialog po, por dorëzimi i pronës, fakti i lëshimeve katastrofale që ndoshta mund të na kërkohen për të zhvatur nga ne, ajo kurrë do të ndodhë,” tha ai, transmeton Klan Kosova.
Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi po vazhdojnë në Bruksel edhe sot bisedimet mbi njohjen reciproke të diplomave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë