LAJMI I FUNDIT:

Gjuka vazhdon me Penzën

Gjuka vazhdon me Penzën

Trajneri pejan, Fabian Gjuka, pas shumë polemikave dhe ofertave të cilat kishte nga skuadrat e tjera ka vendosur që të vazhdoj edhe për një vit me skuadrën e Penzës. Ai tha për ‘Arena’ se tashmë ka arritur marrëveshje me drejtuesit e skuadrës duke përmendur edhe kushtet e përmirësuara në klub.

“Kam pasur bisedime me disa skuadra por nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët me ta. Dhe pas përmirësimit të kushteve në skuadrën e Penzës jam pajtuar të kthehem dhe të vazhdojë edhe për një vit kontratën me ta”, deklaroi Gjuka. Ndër të tjera, ai zbuloi se tashmë kanë arritur marrëveshje me Irma Konjushën dhe janë në bisedime edhe me dy lojtare tjera.

“Tashmë kemi bërë përforcimin e parë dhe ajo është Irma Konjusha. Gjithashtu jemi në bisedime edhe me dy lojtare të tjera, Arbnora Përqukun dhe Saranda Dacin”, theksoi Gjuka. Ky i fundit theksoi se përgatitjet për sezonin e ardhshëm nuk kanë filluar ende dhe pritet që nga e mërkura të fillojnë. “Pasi nuk e dija se si do të jetë situata në skuadër ende nuk kemi filluar stërvitjet dhe pritet që nga e mërkura t’i fillojmë ato”, u shpreh Gjuka.

Trajneri pejane tha se deri më tani nga skuadra nuk është larguar asnjë basketbolliste. “Deri më tani nuk është larguar asnjë basketbolliste dhe nuk pres që të ketë largime”, deklaroi në fund Gjuka. Penza sezonin e kaluar e mbylli me vetëm Kupën e Kosovës, ku mposhti Sigal Prishtinën. Ndërsa në finale të ‘play-offit’ është mposhtu 2:1 në ndeshje duke mos arritur të mbroj titullin e kampionit. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Premier League
Tifozët e Galatasarayt nuk e njohën transferimin më të madh të klubit, ai i kaloi dhe nuk shkaktoi asnjë reagim

Tifozët e Galatasarayt nuk e njohën transferimin më të madh të klubit, ai i kaloi dhe nuk shkaktoi asnjë reagim

Ligat tjera
Spitali e zbuloi pa miratimin e tij se i është kthyer kanceri - Rodriguez shpërthen në konferencë për media

Spitali e zbuloi pa miratimin e tij se i është kthyer kanceri - Rodriguez shpërthen në konferencë për media

La Liga
Kalo në kategori