Me gjuajtjen e lirë ndaj Bilbaos, Messi shënoi golin e 650-të me Barcelonën

Lionel Messi e ka shënuar golin e 650-të në karrierën e tij me Barcelonën, edhe atë përmes një gjuajtje të lirë fantastike ndaj Athletic Bilbaos.
Blaugranët me rezultat 2-1 në takimin e fundjavës, në të cilin krahas argjentinasit realizoi edhe Antoine Griezmann, derisa Jordi Alba kishte realizuar autogol.
Ai e arriti këtë shifër në të njëjtën ditë kur Barca kërcënoi se do të merrte hapa ligjorë ndaj El Mundo pas publikimit të detajeve nga kontrata e superyllit.
Kjo ishte hera e 49-të që Messi shënonte një gjuajtje të lirë direkte për katalunasit, ndërsa 38 prej tyre i ka realizuar në La Liga.
Fitorja e ka pozicionuar Barcelonën në vend të dytë, megjithatë me 10 pikë prapa liderit Atletico Madrid. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x7z10hp











































