LAJMI I FUNDIT:

Gjuajtje nderi me artileri për Ditën e pavarësisë së Maqedonisë

Gjuajtje nderi me artileri për Ditën e pavarësisë së Maqedonisë

Me rastin e 8 shtatorit, ditës së pavarësisë së Maqedonisë, sot në ora 18 e 30 në kazermën ”Ilinden” në Shkup do të gjuhet me artileri, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjuajtja e nderit me artileri është një obligim ligjor i Ligjit për festa dhe Nenit 1 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festa në Maqedoni, si edhe Pika 42 e Rregullores për protokoll ushtarak të ARM-së./Telegrafi/