LAJMI I FUNDIT:

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Policia ka njoftuar se rreth orës 17:10 në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë, ka pasur gjuajtje me armë zjarri.

Persona të dyshuar, nga dy vetura në lëvizje kanë shtënë me armë.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se policia janë në vend të ngjarjes.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë, por që kanë thënë se po e hetojnë rastin.

“Për momentin mund të konfirmoj se rreth orës 17:10 është pranuar një informatë për gjuajtje me armë në Rr.”Xheladin Hana” në Prishtinë. Persona të dyshuar, nga dy vetura në lëvizje, kanë shtënë me armë. Policia ka dal në vend-ngjarje, për të informata tjera u njoftojmë me kohë”, tha ai.