Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet një person në Pejë

Një person është arrestuar dje me 04.10.2025 në Radac të Pejës, pasi që në oborrin e shtëpisë në një aheng familjar, kishte shtënë me armë zjarri.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të fishekëve, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë, si dhe leja e armës.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































