LAJMI I FUNDIT:

I gjuajti granatë dore në oborrin e shtëpisë, një muaj paraburgim për të pandehurin nga Rahoveci

I gjuajti granatë dore në oborrin e shtëpisë, një muaj paraburgim për të pandehurin nga Rahoveci
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit A. B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

“Sipas kërkesës, “me datën 21 shkurt 2022 në fshatin Drenoc Komuna e Rahovecit, i pandehuri A. B., seriozisht kanos të dëmtuarin B. G., në atë mënyrë që natën kritike rreth orës 02:10min të mëngjesit, pasi e kishte thirre në telefon por që nuk kishte marrë përgjigje nga i dëmtuari, me automjetin e tij i shkon tek shtëpia ku pasi parkohet, ka dal nga vetura dhe ka gjuajtur në oborrin e të dëmtuarit një granat dore duke e thirre sërish në telefon, ashtu që me të dal i dëmtuari nga shtëpia, i njëjti e kanos me armën që e mbante në dorë”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale, ” Kanosja” në vazhdimësi dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.


“Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të rëndë, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale dhe rreziku i ikjes.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 21 shkurt 2022 dhe do të zgjasë deri më 21 mars 2022”, thuhet në njoftim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori