LAJMI I FUNDIT:

Gjoshi: Vetëvendosje angazhoi ekspertë të huaj për manipulimin e votave

Gjoshi: Vetëvendosje angazhoi ekspertë të huaj për manipulimin e votave

Betim Gjoshi, anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, ka treguar për ankesën që subjekti i tij e ka bërë në PZAP lidhur me procesin zgjedhor në Prizren.

Sipas tij, balotazhi i 19 nëntorit nuk ka shkuar si duhet dhe procesi zgjedhor në këtë qytet është manipuluar.


“PDK iu ka drejtuar PZAP-së me tri ankesa: një për Prizren, e dy të tjera për Rahovec dhe Klinë. Kemi dorëzuar fakte, kishim edhe konferencë për Prizrenin ku prezantuam disa fakte, ndërsa faktet tjera janë bashkëngjitur me ankesën”.

“Ne si PDK dëshirojmë që vullneti i votuesve të shkojë në vendin e duhur, të kemi transparencë në publik dhe të gjithë ta shohin atë që ka ndodhur atë ditë në Komunën e Prizrenit”, tha Gjoshi në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka bërë një akuzë kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje.

“Qytetarët e Kosovës do të vërtetohen çdo ditë e më shumë se Vetëvendosja e ka manipuluar këtë proces zgjedhor”.

“E dimë se kanë pasur edhe ekspertë nga jashtë që i kanë trajnuar për këto teknika të manipulimit të votës”.

“E di gjithë opinioni në Prizren, edhe vetë Vetëvendosja, ekspertët nga Shqipëria ishin me ditë të tëra. Kemi pasur denoncime që kanë trajnuar vëzhgues jo vetëm të Vetëvendosjes, por edhe të partive tjera që i kanë mbështetur”.

Ai ka thënë se PDK do të japë dëshmi për këtë akuzë, duke thënë se PZAP-ja i ka të bashkëngjitura faktet që mbështesin këto dyshime. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori