Kandidati për kryetar bashkie të Shkupit nga OBRM-PDUKM, Orce Gjorgievski, njoftoi se së bashku me një pjesë të ekipit të tij ka inspektuar disa lokacione kyçe që do të jenë prioritet në muajt e parë të mandatit të tij.

Ai theksoi se disa nga këto projekte kanë ngecur prej vitesh, por është koha që ato të ecin përpara.


Gjorgievski njoftoi një kryqëzim të ri në Hipodrom për t'u lidhur me autostradën në pjesën lindore të qytetit, një rrethrrotullim te "Tobako 2", një urë të re te Vardarishte që do të lidhë Aerodromin dhe Gazi Babën, si dhe zgjidhjen e problemit dhe vënien në përdorim të urës "Gjeneral Mihajlo Apostolski".

Përveç kësaj, bulevardi "Aleksandar Makedonski" do të marrë një korsi të tretë në hyrje të Shkupit.

"Me një ritëm dhe dinamikë të fortë, si kurrë më parë, do të sjellim zgjidhje të vërteta trafiku në Shkup. Zgjidhje që do të lehtësojnë qarkullimin e përditshëm të trafikut dhe do ta bëjnë qytetin më funksional dhe të lidhur. Shkupi po merr një pamje të re, për një qytet më të mirë dhe të zhvilluar që e meritojnë banorët e Shkupit", tha Gjorgjievski.