LAJMI I FUNDIT:

Gjorçev: Maqedonia po zhduket dhe po shpërngulet si asnjëherë më parë

Gjorçev: Maqedonia po zhduket dhe po shpërngulet si asnjëherë më parë

Në konferencë për shtyp, Vladrimir Gjorçev nga OBRM-PDUKM tha se “Maqedonia po zhduket dhe po shpërngulet si asnjëherë më parë”.

Sipas Gjorçev, në gjashtë muajt e parë të këtij vitit, Maqedonia shënon rekord sa i përket numrit të vogël të lindjeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Këtë vit, Qeveria e Zaevit dhe 28 ministrave të tij me politikat e tyre katastrofale demografike, sociale, ekonomike investuese dhe të tjera na bëri të kemi 9.248 fëmijë të lindur. Ky numër është 12 për qind më pak, 1.200 fëmijë më pak të lindur për vetëm një vit/ Kjo është katastrofë për të cilën duhet të ketë përgjegjësi”, tha Gjorçev.


Gjorçev thotë se një ndër arsyet se pse ka më pak lindje gjatë këtij viti është edhe heqja e masës për para shtesë për fëmijën e tretë.

“Ikin të gjithë. Shpërngulen edhe maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, boshnjakët dhe vllehët. Po shpërngulet e gjithë Maqedonia lindore, e gjithë Maqedonia perëndimore”, tha Gjorçev.

Ai tha se në gjashtë muajt e parë të vitit 2015 kanë lindur 11.444 foshnja ndërsa për katër vite ka 2.200 foshnja të lindura më pak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori