Gjon Karrica i njohur për publikun si Lugati mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të Kosovës, Big Brother VIP.

Ai u largua në gjysmë të garës për shkak të disa problemeve shëndetësore që kishte.


Megjithatë, këngëtari nga Gjakova ka deklaruar se tani është mirë dhe se po vazhdon me planet e tij.

Screenshot 12 15 Foto: Screenshot/YouTube

Artisti i njohur ka qenë së fundmi i ftuar në “Big Talk” me Elita Rudin, ku kanë biseduar rreth eksperiencës në shtëpi e gjithashtu edhe shumë gjërave të tjera.

Teksa u pyet nga moderatorja nëse është bipolar, Gjoni e ka mohuar një gjë të tillë.

Screenshot 13 19 Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk mendoj se jam bipolar, kam qenë te mjeku 100 mijë herë dhe kurrë nuk më ka thënë që mund të jetë diçka e tillë. Kisha thënë, jo nuk jam”, u shpreh ai.

Bipolar ndërkohë është një çrregullim humori që ndikon në gjendjen psikologjike dhe emocionale. /Telegrafi/