Që nga 15 nëntori, kur fillon sezoni dimëror, ngasësit e automjeteve obligohen që në automjetet e tyre të kenë pajisjet dimërore që parashihet me ligj.
Policia e Kosovës njofton se do të shqiptojë gjoba për ata që nuk i përfillin rregullat e trafikut rrugor për pajisje dimërore.
Me fillimin e stinës së dimrit, shtohet rrezikshmëria në komunikacion, andaj policia apelon te qytetarët për kujdes më të shtuar, por edhe që automjetet t’i përgatisin me pajisje të nevojshme dimërore. Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën mes 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, për Radio Kosovën.
Drejtuesit e automjeteve, thonë se janë në dijeni se më stinën e dimrit, obligohen që automjeteve t’ua ndërrojnë gomat por edhe t’i sigurojnë pajisjet e tjera të domosdoshme për këtë stinë.
Sipas Udhëzimit Administrativ për Pajisje dimërore, shoferët duhet të kenë pajisjet dimërore për automjetet e udhëtarëve dhe mjetet transportuese, gomat e dimrit si dhe zinxhirët në rrotat tërheqëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit