Gjithçka që duhet të dini për ‘Operacionin Mbappe’: Kanë mbetur edhe 50 ditë që ai të fillojë të negociojë me Real Madridin

Kanë mbetur edhe 50 ditë për të mbërritur më 1 janar 2022, kur Real Madrid do të jetë në gjendje që të angazhohen në transferimin e Kylian Mbappes, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain skadon në qershor.
Los Blancos u përpoqën të nënshkruanin me francezin verën e kaluar, por nuk kishin sukses, pasi PSG nuk donte të ndahej me yllin e tyre, por ai do të jetë i lirë të negociojë me klubet e tjera që nga dita e parë e vitit 2022.
Pra, le t’i hedhim një sy situatës tashmë të njohur si ‘Operacioni Mbappe’, teksa afati kalimtar dimërore po afron.
Mbappe duhet të vendosë të nënshkruajë me Real Madridin?
Ata që dinë detaje rreth operacionit janë të bindur se Mbappe dëshiron të largohet nga PSG verën e ardhshme dhe të nisë një aventurë të re si lider në projektin e Real Madridit.
“I thashë PSG-së në korrik se doja të largohesha”, ka treguar Mbappe në tetor, kur ai shprehu publikisht qëllimin e tij për t’u larguar nga skuadra e Ligue 1 dhe për t’iu bashkuar Real Madridit.
A ka ende mundësi që Mbappe të rinovojë marrëveshjen me PSG-në?
Real Madridi është ende i shqetësuar se PSG mund të bindë Mbappe të rinovojë kontratën e tij, por Los Blancos besojnë se lojtari do t’i përmbahet planit të tij origjinal.
Pas dy tentativave të dështuara, PSG-ja është e gatshme të bëjë një ofertë të re prej 25 milionë euro në sezon dhe gjithashtu do të përpiqet të bindë francezin përmes projektit të tyre sportiv, i cili drejtohet nga tresheja sulmuese me Lionel Messit , Neymar dhe vetë Mbappe.
A mund të ndikojnë personat e afërt me Mbappe në vendimin e tij?
Nëna e Mbappes nuk përjashtoi një rinovim të mundshëm të kontratës dhe mbetet për t’u parë nëse familja dhe agjenti i tij mund të ndikojnë në vendimin e francezit.
“Babai i tij dëshiron që ai të qëndrojë, ndërsa avokati e unë duam që ai të largohet, por askush nga ne të tre nuk vendos”.
“Ne jemi duke folur për momentin me PSG-në dhe gjithçka po shkon mirë” , ka treguar së fundmi nëna e Mbappes.
Mbappe mund t’i bashkohet Real Madridit në janar?
Real Madrid nuk po përjashton mundësinë e bërjes së një oferte tjetër si një akt i ri i vullnetit të mirë ndaj PSG-së për të demonstruar se qëllimi i tyre nuk ishte thjesht të nënshkruanin me Mbappe si transferim i lirë verën e ardhshme. Në gusht, Los Blancos e bën të qartë se ata nuk donin të përfitonin nga situata me kontratën e lojtarit me klubin.
Klubi nga La Liga nuk ka diskutuar një shifër specifike që mund të ofrohet në këmbim të shërbimeve të Mbappe në dimër, por ata besojnë se PSG do të refuzonte çdo ofertë.
A ndikon paraqitja e Vinicius në ‘Operacionin Mbappe’?
Fakti që Vinicius po spikat këtë sezon nuk do të ndikojë në vendimin e Real Madridit për të nënshkruar me Mbappen.
Përkundrazi, ajo përforcon synimin e Los Blancos për të bashkuar dy lojtarë që pritet të shënojnë një epokë dhe të nxisin klubin si në aspektin futbollistik ashtu edhe në atë të marketingut.
Real Madrid e konsideron Vinicius një pjesë jetike të projektit të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë