LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati për Geneva Motor Show: Pesë veturat më të shpejta që do të shfaqen në panair (Foto)

Gjithçka gati për Geneva Motor Show: Pesë veturat më të shpejta që do të shfaqen në panair (Foto)

Panairi i veturave që zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës, është aktivitet i përvitshëm, që organizohet për më se 100 vjet.

Derisa gjithçka është gati për edicionin e vitit 2019, prodhuesit më të rëndësishëm që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, do të tregojnë të rejat e fundit në elektrifikimin e veturave, si dhe modelet më ekonomike që përshtaten me tregun, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, pa lënë anash edhe super-makinat e fuqishme, që prezantohen në këtë panair, të punuara me kujdes të shtuar, që kanë çmime të larta. Në Geneva Motor Show, që do të fillojë nesër, pritet të prezantohen shumë vetura të reja, në mesin e të cilave këto pesë që janë më të shpejtat në mesin e tyre.

Ferrari F8 Triburo është V8 më i shpejtë ndonjëherë

Prodhuesi italian do ta shpalosë super-makinën me 3.9 litra, që thuhet se shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, do ta zë për 2.9 sekonda. Thuhet se është V8 më i shpejtë ndonjëherë, por edhe nuk është bërë e ditur, s sa do të kushtojë kjo makinë e lansuar më 2020.

Kur një super-makinë nuk mjafton

Automobili Pininfarina do ta lansojë makinën tërësisht elektrike, Battista që është përshkruar si fraksioni më i lart i një super-makine. Me 1,900 kuaj fuqi, thuhet se ky model, bëhet më i shpejti që ka lëvizur ndonjëherë nëpër rrugë. Battisa pritet të lëvizë, me shpejtësi maksimale prej 400 kilometrave në orë.

Lamborghini Huracan Evo Spyder me tavan të hapur

I është larguar tavani Lamborghini Huracan Evo Spyder, që do të kushtojë 287,400 dollarë. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 3.2 sekonda, derisa lëvizë me shpejtësi maksimale prej 325 kilometrave në orë.

Aston Martin me një prezantim misterioz

Deri më tani, Aston Martin i ka befasuar entuziastët me modelin Valkyrie, që ka çmim prej dy milionë dollarëve. Inxhinierët britanikë, tani kanë punuar në një makinë të re hibride të elektrifikuar, të koduar me emrin “Project 003”. Vetëm 500 njësi të kësaj makine legale për rrugë, do të dalin nga prodhimi.

Ginetta shfaqet në skenë

Është një tjetër prodhues britanik, që do të shfaqet krahas të tjerëve në Geneva Motor Show. Raportohet se në skenë do të del edhe Ginetta, me veturën që arrin shpejtësinë prej 320 kilometrave në orë, ndërsa është gati dhe mund të vozitet menjëherë. Makina me motor prej gjashtë litrash, ende nuk ka ndonjë çmim. /Telegrafi/