LAJMI I FUNDIT:

Gjirokastra – qyteti i mbuluar me gurë

Gjirokastra – qyteti i mbuluar me gurë

Le të hedhim një sy nga e kaluara: për ata që vendosnin të udhëtonin dhe të shihnin vende historike, Shqipëria nuk ka qenë një nga pikat e tyre dhe gjithmonë është anashkaluar. Sot, në këtë vend i cili ka lënë pas shumë regjime dhe ka qenë i izoluar nga pjesët e tjera të botës, destinacionet në vendet e bukura të saj rekomandohen dhe bëjnë pjesë në organizatat më të njohura botërore të trashëgimisë kulturore, siç është UNESCO.

Të udhëtosh në jugun e Shqipërisë është padyshim një nga përvojat më të paharrueshme që do të përjetoni. Nuk do të imagjinoni se mund të shihni pamje të tilla magjepsëse, parajsa vet, plazhe ende të virgjra që nëna natyrë përkujdeset vetë për bukurinë e tyre, deti më i pastër që do të mund të shihni, transmeton Telegrafi.


Dhe, ndër qytetet e bukura të jugut, Gjirokastra padyshim është njëra nga qytetet më të bukura dhe më unike – jo vetëm në Shqipëri por edhe në tërë Evropën. Madje, Gjirokastra shumë lehtë mund të krahasohet me qytet franceze e italiane.

Në Gjirokastër do të mund të shihni shtëpitë më të bukura të dekoruara me gurë autentikë. Qyteti e ka ruajt në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e vjetër që është e tëra e stolisur me kalldrëm.

Qyteti i vjetër i Gjirokastrës fillon historinë me kështjellën e saj që ishte ndërtuar në shekullin e IV. Në fillim ishte i emërtuar Argyrokastro, ndërkaq arriti kulmin në vitet 1800-1830, kur ishin ndërtuar shtëpitë kuvendare. Lagjet e para janë Lagjja e Pazarit dhe ajo e Hazmuratit.

Karakteristika kryesore e Gjirokastrës është përdorimi i shumët i gurit, posaçërisht në ndërtimin e shtëpive, që bënë të duken sikur fortesa të vogla, e gjithashtu edhe rrugët e ndërtuara me kalldrëm që të shpien deri te Pazari.

Pazari i vjetër

Pazari i vjetër është një nga zonat më atraktive në Gjirokastër, dhe gjithsesi duhet vizituar. Në këtë rrugë mund të gjeni dyqane të vjetra që mund të gjeni suvenire të vjetra, të pini kafe tradicionale, të hani byrek dhe të shihni shtëpitë më të bukura të Gadishullit Ballkanik të mbetura nga koha otomane.

Kalaja e Gjirokastrës

Ndër strukturat kryesore të qytetit është kështjella, e cila është kështjella më e madhe në Shqipëri. Brenda saj mund të shihni Muzeun e Armëve që është hapur në vitin 1971. Në të ndodhen armët e parahistorisë nga Lufta e Dytë Botërore që janë të ekspozuara aty.

Kjo kështjellë ka një histori të veçantë: burgu në kështjellë është përdorur gjatë regjimit të Mbretit Zog, pastaj nga okupimi italian dhe gjerman gjatë Luftës së Dytë Botëror, dhe pastaj gjatë regjimit komunist.

Nëse i pëlqeni festivalet, mu në atë vend do të mund të gjeni festivalin nacional të folklorit, që mbahet për shumë vite me radhë.

Gjatë qëndrimit në Gjirokastër, mund të vizitoni Muzeun Etnologjik. Ky muze zë vend në shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha. Hoxha ishte lindur në Gjirokastër, dhe më vonë shtëpia e tij ishte djegur nga zjarri, ndërkaq muzeu ishte ndërtuar në stilin tradicional të shtëpive gjirokastriane.

Aty mund të gjeni kostume tradicionale, mobile, artefakte kulturore, dhe më e mira nga të gjitha është se mund të keni shpjegime të jetës në qytet gjatë shekullit të XIX.

Antigonea dhe Andrianapolisi

Në fshatrat e zonës së Gjirokastrës do të keni mundësinë që të shihni parkun nacionale arkeologjike të Gjirokastrës, Antagonean si dhe teatrin antik të Andrianopolit.

Parku nacional arkeologjik gjendet në fshatin Lunxhëria dhe gjendet 14 m larg Gjirokastrës. Antigonea ishte ndërtuar nga mbreti Pirro i Epirit në vitin 295 që kishe emërtuar qytetin sipas grua së tij të parë.

Në fund të shekullit të III-të dhenë fillim të shekullit të II-të, ishte zhvilluar në një nga qytetet më të forta ekonomike, kulturore dhe politike që madje morri titullin e polisit.

Andrianopoli ndoshet në afërsi të fshatit Sofratika, që daton që nga shekulli i II-të. /Telegrafi/

R. Q.