LAJMI I FUNDIT:

Gjirafa sjell në jetë projektin LIFE – aftësim FALAS dhe punësim për të rinjtë

Gjirafa sjell në jetë projektin LIFE – aftësim FALAS dhe punësim për të rinjtë

Leadership Institute of Future Engineers – LIFE from Gjirafa është institut teknologjik arsimor i krijuar për të përgatitur inxhinierë softueri me aftësi udhëheqëse.

LIFE from Gjirafa është arsim profesional joformal, intensiv 9-mujor, me kurrikulë të pasuruar dhe me top instruktorë, i cili synon t’i aftësojë studentët në tri profile të fushës së teknologjisë: FrontEnd, BackEnd dhe DevOps, me fokus të veçantë në kultivimin e aftësive dhe shkathtësive në lidership.

Trajnimi në LIFE from Gjirafa është falas për të gjithë ata që arrijnë të pranohen në program. Gjithashtu, të gjithë studentët që e përfundojnë me sukses programin në LIFE from Gjirafa e kanë të garantuar punësimin në Gjirafa dhe në KODE Labs. Këto dy kompani janë ndër kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme të teknologjisë në Kosovë dhe më gjerë, me Gjirafën duke qenë edhe një nga ‘unicorn’-et e ardhshme të Evropës, dhe së shpejti në këtë projekt do të bashkëngjiten edhe kompani të tjera për të aftësuar dhe punësuar gjeneratën e re të inxhinierëve.

Kushdo që është mbi 18 vjeç, e njeh gjuhën angleze dhe e ka të përfunduar të paktën shkollën e mesme, mund të aplikojë në LIFE from Gjirafa. Përzgjedhja e studentëve do të jetë shumë konkurruese, me qëllim të pranimit në LIFE të top 5% të popullatës, ndërsa vlerësimi do të bëhet përmes disa testeve. Kjo është një mundësi e mirë për studentët që tashmë janë duke studiuar shkenca kompjuterike apo fusha të ngjashme, apo për të rinjtë që aftësitë e programimit i kanë të vetë-mësuara.

LIFE do të ofrojë mësim teorik dhe praktik në fushën e inxhinierisë në shkencat kompjuterike, dhe trajnimi do të zhvillohet në forme hibride, online dhe fizikisht.

Instruktorët në LIFE from Gjirafa janë profesionistë të dëshmuar, me përvoja vendore e ndërkombëtare, si nga fusha akademike ashtu edhe nga fusha e industrisë dhe përfshijnë emra si: Ardi Shatri, MA; Arianit Maraj, PhD; Arta Misini, PhD(c); Blerton Abazi, PhD; Ercan Canhasi, PhD; Ermir Rogova, PhD; Fatos Maxhuni, MSc; Mergim Cahani, MSc dhe Qëndrim Gashi, PhD, ndërsa së shpejti do të angazhohen edhe shumë profesionistë të tjerë. LIFE from Gjirafa është projekt i kompanisë Gjirafa, Inc. dhe drejtohet nga Jusuf Thaçi.

Në vitin e parë në programin LIFE from Gjirafa do të pranohen vetëm 100 studentë dhe konkursi për të aplikuar është i hapur deri më 31 mars 2022.

Për më shumë informata apo për të aplikuar klikoni këtu.

Artikull i sponzorizuar