Reperja shqiptare, Gjira Kajtazi, ka tash e sa kohë që është tërhequr nga muzika dhe nuk është shumë aktive me projekte të reja.

Ajo tash e sa kohë është pranë fansave vetëm përmes rrjeteve sociale, në të cilat publikon fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.


Jo të pakta janë rastet edhe kur Kajtazi shpreh ndonjë qëndrim të sajin, lidhur me ndonjë njarje aktuale.

gjirakajtazi 165906389 1039425359880119 5138672854192064033 n

Së fundmi, reperja ka bërë një status interesant në InstaStory, ku ka shkruar lidhur me varëset me shqiponjë, për të cilat thotë se i rikthyen në trend këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora e Dua Lipa.

"E bënë 'IN' Rita dhe Dua të vurit zinxhirë me shqiponjë dhe tani po e vënë krejt, se atëherë na kanë përqeshur kishe vetëm ne 'shacat'", ka shkruar ajo.

gjiraaa

Me këtë, reperja ka shkruar me shaka se ndër vite shqiptarët e diasporës janë tallur për zinxhirët me shqiponjë, duke u thënë se kështu ata e tregojnë patriotizmin e tyre.

Gjira përndryshe është rritur vet në një familje jashtë Kosovë në diasporë, përkatësisht në Gjermani. /Telegrafi/