LAJMI I FUNDIT:

Gjinovci: Mishi pa afat nuk është lejuar të futet në vendin tonë

Gjinovci: Mishi pa afat nuk është lejuar të futet në vendin tonë

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore ka vizituar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) lidhur me skandalin e mishit belg në Kosovë.

Kryeshefi i AUV-it, Valdet Gjinovci, tha se asnjëherë nuk është importuar mish me afat të skaduar në Kosovë.


“Mishi i ardhur nga Belgjika nuk ka hy në Kosovë, mishi si i tillë është asgjësuar në momentin e hasjen nga ana e inspektorëve të agjencisë dhe si i tillë nuk është lejuar të tregtohet ne vendin tonë. Mishi pa afat nuk është lejuar të futet në vendin tonë”, tha Gjinovci, shkruan Telegrafi.

Gjinovci: Mishi i dyshimtë nga Belgjika nuk hyri në Kosovë (Video)
Lexo po ashtu Gjinovci: Mishi i dyshimtë nga Belgjika nuk hyri në Kosovë (Video)

Sipas tij, sot është biseduar edhe për inspektorët të cilët nga niveli lokal të kërkojnë në AVUK, në mënyrë që të ketë vetëm një autoritet që të marrë përgjegjësinë.

“Kështu me deputeten, ngritëm dhe çështje tjera sa i përket dhe transferit të inspektorëve, si çështje që kemi numrin e ulët të inspektorëve si dhe do të ngritët si çështje në nivel qendror me qëllim që të kemi një proces nën kontroll për sa i përket industrisë ushqimore në përgjithësi”, shtoi ai.

Kryetarja e Komisionit, Duda Balje, pas takimit me Kryeshefin e AVUK-ut, tha se ka marrë informata që nuk është importuar mish pa afat në Kosovë, derisa sipas saj faji mund të jetë te operatori i biznesit.

“Gabime kemi te operatori i biznesit. Unë si kryetare e Komisionit do të provoj të organizoj një takim me operatorët që unë mendoj se kanë faj me shkeljen e të drejtat e njeriut”, tha deputetja Balje. /Telegrafi/