Nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini, beson që kreu i partisë së tij, Ramush Haradinaj, do të jetë president i ardhshëm i Kosovës. Ai thotë se Haradinaj është kandidati më i denjë për këtë post dhe se këtë mendim e ndajnë edhe të tjerët jashtë Aleancës. Gjini thotë se në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në fillim të vitit do të garojnë të vetëm.
Kryetari i Aleancës në Gjakovë në intervistën për KosovaPress thotë se edhe në mesin e qytetarëve dhe në partitë e tjera është bindja se Ramush Haradinaj do të ishte gardian i Kushtetutës si president i Kosovës.
“Aleanca beson që kryetari Haradinaj do të jetë president i ardhshëm i Kosovës. Nuk kemi vetëm arsye subjektive që mendojmë ashtu shumica prej nesh, por besoj që ka dhe shumë qytetarë të tjerë ose edhe në parti të tjera besojnë që Ramush Haradinaj do të ishte gardian i kushtetutshmërisë si kreu i shtetit të Kosovës. Ne jemi të sigurt që në këtë fazë Kosova nuk mund të ketë një kandidat të denjë për atë pozitë dhe kjo është arsyeja pse ne besojmë fuqishëm dhe insistojmë që kjo të ndodhë. Ne duhet të shkojmë në zgjedhje dhe duhet të punojmë që me dalë sa më mirë, dhe gjasat janë reale që të dalim mirë, por jemi duke hyrë në garë dhe kur hyjmë në garë hapen opsionet dhe hapen letrat”, deklaroi Gjini.
Kryetari i Komunës së Gjakovës nuk beson se Aleanca do të jetë para një situate ku do të duhet të heqë dorë nga posti i presidentit vetëm për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme që do të dalë pas zgjedhjeve.
“Nuk besoj që do të jemi në rrethana të tilla (të heqim dorë nga presidenti për të qenë pjesë e qeverisë), nuk besoj që do të dalim në rrethana të tilla. Patjetër që janë situata të ndryshme, por nuk besoj që duhet të zgjedhim. Ne do të insistojmë që t’ia japim Kosovës një president i cili i bën nder dhe i cili do të jetë gardian, mburojë e kushtetutshmërisë, ligjit dhe funksionimit të shtetit të Kosovës”, vijoi ai.
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, në intervistën dhënë për KosovaPress flet edhe për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.
Gjini thotë se Aleanca është e gatshme të hyjë e vetme në zgjedhje por duke i lënë derën e hapur partive më të vogla që duan të bëhen pjesë e listës së AAK-së.
“Ashtu siç qëndrojnë punët tani ne jemi të gatshëm të shkojmë vetëm, nuk di nëse në ditët që vijnë do të ketë afrim të ndonjë partie më të vogël që dëshiron të ketë koalicion. E ka thënë edhe kryetari Haradinaj që ne jemi të hapur, por besojmë që kësaj radhe kryesisht duhet të fokusohemi në fuqinë e Aleancës.
Së fundmi kanë qarkulluar zëra se Aleanca mund të ketë një koalicion me ndonjërin nga tri partitë e tjera më të mëdha si Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
Mirëpo, Gjini thotë se nuk beson se do të ketë koalicione parazgjedhore mes katër partive më të mëdha parlamentare.
“Nuk besoj që do të ketë koalicione të katër partive të mëdha parazgjedhore, nuk besoj që një gjë e tillë do të ndodhë… Pas zgjedhjeve duhet të shohim, por koalicione parazgjedhore mes katër partive kryesore nuk besoj që do të ketë. Aleanca nuk është e gatshme të bëjë një gjë të tillë”, deklaroi Gjini.
Votuesit kosovarë do t’i drejtohen kutive të votimit në fillim të vitit të ardhshëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që doli me vendim se vota e deputetit Ethem Arifi që ishte vendimtare për Qeverinë Hoti është e pavlefshme pasi në momentin e votimit ai ishte shpallur fajtor nga gjykata për mashtrim me subvencione./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Babait të Vanjës i shfuqizohet masa e paraburgimit, i caktohet masa e arrestit shtëpiak
Kërkohet paraburgim për 22 vjeçarin nga Ferizaj, dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën me të cilën ishte një lidhje tash e një vit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën