LAJMI I FUNDIT:

Gjilani reagon edhe me një deklaratë shtesë për medie lidhur me rastin në Drenas

Gjilani reagon edhe me një deklaratë shtesë për medie lidhur me rastin në Drenas

Gjilani ka dalë me një komunikatë për lëndimin e Betim Haxhimusës.

Klubi i Gjilanit ka dal me një komunikatë shtesë për media lidhur me incidentin në Drenas në ndeshjen Feronikeli – Gjilani (1:1), e cila i takoi xhiros së 16-të të Raiffeisen Superligës.

Deklaratën mund ta lexoni më poshtë.

Deklaratë shtesë për media


Kryesia e KF Gjilanit ka mbajtur takim të hënën në mbrëmje për të diskutuar edhe një herë me gjerësisht rreth incidentit që ndodhi në takimin ndaj Feronikelit duke lëshuar një deklaratë shtesë:

Ne si kryesi e klubit ftojmë organet kompetente që sa më parë të zgjidhin këtë rast e fajtorët e këtij incidenti të vihen para drejtësisë dhe t’u jepet dënimi i merituar për dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve tanë. Në rast se organet e policisë por edhe ato të FFK-së nuk marrin masat e duhura për shkaktarët e këtyre ngjarjeve ne jemi të detyruar që të ngrehim padi.

Na habit fakti që deri më tani asnjë zyrtar i FFK-së nuk është interesuar fare për gjendjen e lojtarit tonë Betim Haxhimusa, shqetësues gjithashtu është edhe tentimi i disa mediumeve për ta zbutur dhe mos pasqyruar në mënyrë reale këtë akt të ligë i cili nuk dëmtoj vetëm klubin tonë por dëmtoi të gjithë sportin kosovare.

Kryesia e klubit sot ishte në vizitë duke i dhënë përkrahje në shërimin e tij.

Ne kërkojmë nga, Federata e Futbollit të Kosovës, që t’i zbatoj në tersi aktet e saj normative dhe akterët e këtyre dukurive të marrin dënimet e merituara në mënyrë që këto të mos ndodhin më ngase më të vërtet do t’i shkaktojnë dëme shumë të mëdha sportit e në veçanti futbollit.

Ndeshje derbi , me tensione, më zhagitje e me fyrje kemi pasur edhe në Gjilan, kemi zhvilluar edhe derbin më të madh kosovar me Dritën, por nuk kemi pasur probleme me asnjë ekip përkundrazi të gjitha kanë qenë falënderues për mikpritjen që u kemi bërë.

Kryesia e KF Gjilanit

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Kalo në kategori