Gjilani është gati për ndeshjen para-kualifikuese të Ligës së Evropës ndaj klubit nga San Marino, Tre Penne.

Klubi gjilanas ishte gati dje (e enjte) ta fillonte kampanjën evropiane, por nga testet e bëra një lojtar doli pozitiv dhe ndeshja e pezullua.


Megjithatë, UEFA i dha të drejt Gjilanit për zhvendosjen e datës së ndeshjes dhe të dy klubet e pajtuan që ndeshja të zhvillohet sot (e premte) nga ora 20:00.

Tani, Gjilani ka njoftuar se pas ritestimit të të gjithë skuadrës, nuk ka asnjë rast pozitiv dhe ekipi është gati për ndeshjen ndaj Tre Penne.

Njoftimi i “Skifterave” erdhi me anë të faqes së tyre zyrtare në Facebook.

Më poshtë njoftimi pa ndërhyrje i Gjilanit   NJOFTIM Sport Club "Gjilani" njofton se pas ritestimeve të ditës së djeshme e gjithë skuadra ka rezultuar negativ. Futbollistët pas ritestimit të ditës së djeshme, sot morën lajmin pozitiv, ku na jepet e drejta e zhvillimit të takimit kundër Tre Pennee. Kujtojmë se takimi mes Tre Pennes dhe Gjilanit zhvillohet sonte ( e premte), në mbrëmje me fillim në ora 20:00, në stadiumin " Stadio Olimpico di Serevalle", në San Marino./Telegrafi/

telegrafi sport app