Komuna e Gjilanit ka ofruar mbështetje të konsiderueshme për artistët, sportistët dhe të rinjtë në vitet e fundit, duke bërë të mundur realizimin e projekteve kulturore, sportive dhe rinore.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se gjatë mandatit të tij të parë janë hapur 20 thirrje publike, përmes të cilave janë ndarë mbi 1.5 milion euro për përkrahjen e këtyre kategorive.




“Artistët, sportistët dhe të rinjtë e Gjilanit asnjëherë më parë nuk kanë pasur një përkrahje të tillë”, tha Hyseni, duke shtuar se mbështetja për kulturën, rininë dhe sportin do të vazhdojë edhe më fuqishëm, pasi këto fusha përbëjnë identitetin e qytetit.