LAJMI I FUNDIT:

Gjilani kërkon që Lushtaku i Drenicës të ndëshkohet për fyerjet raciste ndaj Elton Cales

Gjilani kërkon që Lushtaku i Drenicës të ndëshkohet për fyerjet raciste ndaj Elton Cales
Foto: Kampionët - Kanal10/Facebook/Prsc

Gjilani ka dalë me komunikatë zyrtare rreth incidentit që ka ndodhur në ndeshjen e zhvilluar në xhiron e tretë të Albi Mall Superligës së Kosovës, si mysafir i Drenicës.

Lojtari i skuadrës nga Skenderaj, Shkëlzen Lushtaku është kapur nga kamerat duke bërë thirrje raciste ndaj atij të gjilanasve, Elton Cale.

Në lidhje me fyerjet raciste që bëri anëtari i Drenicës, Gjilani ka kërkuar që lojtari të ndëshkohet në bazë të rregulloreve.


Më poshtë mund ta lexoni reagimi e plotë nga klubi gjilanas (pa ndërhyrje):

? ?????????Ë ???????, ????? ????!

Sport Club Gjilani reagon publikisht për fyerjet raciste në drejtim të futbollistit Elton Cale.

Futbollisti Cale u ofendua në baza racore nga Shkëlzen Lushtaku, futbollist i Klubit “Drenica” nga Skenderaj në duelin e xhiros së tretë në kampionatin “Albi Mall Superliga”.

Klubi ka reaguar menjëherë duke lajmëruar zyrtarin e ndeshjes, ztr. Agim Hasanin, gjyqtarin e katërt Isak Ceroviku dhe gjyqtarin kryesor Alban Shala. Po ashtu, edhe pas përfundimit të ndeshjes janë lajmëruar organet gjegjëse në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Paqe në ‘Bajram Aliu’, Drenica ndal Gjilanin
Lexo po ashtu Paqe në ‘Bajram Aliu’, Drenica ndal Gjilanin

Të njoftuar tashmë janë edhe shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve, si dhe Komisioni i Etikës pranë UEFA-së, pasi që konsiderojmë se këto fyerje dhe sjellje në drejtim të futbollistit Cale nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar, e në rastin më të vogël pa reaguar.

Në këto momente jo të lehta për futbollistin Cale dhe familjen e tij, ne qëndrojmë afër tyre dhe i ofrojmë mbështetje të plotë në luftën kundër racizmit, duke i siguruar që do të jemi vazhdimisht ‘këmbanë’ e këtij fenomeni të shëmtuar.

Sport Club Gjilani u bën thirrje gjithë futbollistëve dhe komunitetit sportiv në vend të kenë më shumë tolerancë ndërmjet vete dhe lojën e futbollit ta bazojnë në suazat e fair-playt dhe jo në suaza të racizmit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori