LAJMI I FUNDIT:

Gjilani dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit” shpërndajnë mish për 120 familje

Gjilani dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit” shpërndajnë mish për 120 familje

Për nder të festës së Kurban Bajramit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, u ka dalë në ndihmë rasteve më të rënda sociale të cilat kanë nevojë për ushqim, përmes donacionit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, e cila në Gjilan ka ndihmuar edhe në të kaluarën familjeve të shumta.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemaili, ka thënë se në ditën e dytë të Kurban Bajramit po përfitojnë 120 familje, kurse në javën e ardhshme edhe 100 të tjera.

“Sot shpërndajmë mish për 120 familje, në sasi prej 5 kilogramësh për secilën familje. Edhe me datën 29 gusht kemi marrë tashmë konfirmimin dhe janë paraparë që të shpërndahet mish përmes shoqatës “Relief Islamik Kosova”, ku do të përfitojnë edhe 100 familje tjera në sasi prej 7 kilogram për familje”, ka thënë Xhemajli.


Këto ndihma në festën e Kurban Bajramit dhe ato të datës 29 gusht po e bëjnë më të lehtë edhe misionin e Komunës që ka caktuar muajin e solidaritetit dhe humanizmin, që të ndihmohen familjet në nevojë.

Xhemajli ka falënderuar dy shoqatat që janë prezentë në Komunën e Gjilanit me ndihma të shpeshta në forma të ndryshme.

“Kjo është në vazhdën e të gjitha aktiviteteve në koordinim me zyrën e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, i cili rastet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale vazhdimisht i ka mbështetur në forma të ndryshme, përmes donatorëve të shumtë që ka Gjilani”, ka thënë mes tjerash ai. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori