Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, ka tash e sa ditë që është vënë në qendër të vëmendjes së shumë prej mediave vendore.

Kjo pasi mbi të rëndon një akuzë e rëndë nga një vajzë e rritur në SOS Fshat, e cila e ka paditur atë për një dhunim që sipas saj ka ndodhur kur ajo ishte 17 vjeçe, nën premtimin e një karriere për ta bërë këngëtare.


Gjiko ka reaguar publikisht lidhur me këtë çështje, duke e quajtur gjithçka një inskenim dhe mashtrim nga ana e vajzës në fjalë, në bashkëpunim me disa gazeta online të cilat kanë publikuar artikuj pa ofruar dëshmi për kryerjen e këtij akti.

Vet Gjiko të premten përmes një videoje të publikuar në InstaStory u kërkoi mediumeve në fjalë (të cilat theksoi se edhe i ka paditur), që ta publikojnë video-dëshminë “që e paskan” – por që sipas reperit ajo nuk ekziston sepse një ngjerje e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

Me të publikuar këtë rrëfim, reperi me prejardhje nga Peja ka marrë plot mesazhe mbështetëse nga ndjekësit e tij të shumtë, të cilët i kanë shkruar mesazhe në InstaDirect.

Ai ka ndarë me ndjekësit në Instagram shumë prej këtyre mesazheve, duke i falënderuar njëherësh ndjekësit për mbështetjen.

Në shumë prej tyre lexoheshin fjalë suportuese për reperin pejan, të cilët kishin besuar në rrëfimin e tij, duke i thënë të mos shqetësohej nga ajo që ata e quajnë inskenim. /Telegrafi/

gjik1

gjik2

gjik3

gjik4

gjik5

gjik6

gjik7

gjik8

gjik9

gjik10

gjik11

gjik12

gjik13

gjik14

gjik15

gjik16

gjik17

gjik18

gjik19

gjik20