LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti Online Taxi prej datës 1 janar e merr nën pronësi kompaninë “Taxi VICTORY”

Gjiganti Online Taxi prej datës 1 janar e merr nën pronësi kompaninë “Taxi VICTORY”

Ky vit i karakterizuar me shumë sfida e vështirësi, për kompaninë gjigante “Online SH.P.K” dhe klientët e vet, duket se po përfundon me lajme të mira.

Sipas një njoftimi nga vet pronari i kësaj kompanie, Ragip Mahmuti, duke filluar prej datës 1 janar të vitit 2021, kompania Online SH.P.K do të jetë pronare e kompanisë “Radio Taxi VICTORY”.

Siç duket kompania nuk e ka në mendje të ndalet, pasi që ka arritur për një periudhë të shkurtë kohore ta pushtojë tregun kosovar me shërbimet e shumta që i ofron, duke filluar nga Online Taxi, Online Rent a Car, Online Auto Sallon, Online Auto Larje, Online Free Shop dhe Online Restorant.

Vlen të ceket se ndonëse është themeluar në mars të vitit të kaluar, sot kompania Online Taxi është më e njohura në Prishtinë duke ofruar flotën më moderne të veturave.