Gjiganti kinez i telekomit akuzohet për përpjekje për të vjedhur sekretet tregtare në SHBA

Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) njoftoi të hënën akuzat federale kundër një kompanie teknologjike kineze për komplot të dyshuar për të vjedhur sekretet tregtare amerikane.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një aktakuzë, DOJ akuzoi Hytera, një prodhues kinez i teknologjive të radios, për komplot me ish-punonjësit e Motorola për të “vjedhur teknologjinë e radio celulare dixhitale” (DMR) nga kompania me bazë në Çikago.
Komploti i supozuar u zhvillua nga 2007 deri në 2020.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Motorola Solutions zhvilloi teknologjinë DMR përmes viteve të kërkimit dhe dizajnit,” shpjegoi deklarata zyrtare e DOJ.
“Motorola Solutions tregtonte dhe shiste radiot, të cilat nganjëherë quhen ‘walkie-talkies’”, në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë.
Aktakuza pretendon se [Hytera] rekrutoi dhe punësoi punonjës të Motorola Solutions dhe i udhëzoi ata të merrnin informacione pronësore dhe sekrete tregtare nga Motorola pa autorizim”.
Më tej në deklaratë sqarohet se këta punonjës janë rekrutuar ndërkohë që ishin ende të punësuar në Motorola.
Ata besohet se kanë krijuar qasje informacione konfidenciale nga bazat e brendshme të të dhënave të kompanisë dhe i kanë dërguar me email ato, së bashku me shpjegimet se si të zbatojnë teknologjitë, në Hytera.
Këto sekrete tregtare të vjedhura u përdorën “për të përshpejtuar zhvillimin e produkteve DMR të Hytera-s, për të trajnuar punonjësit e Hytera-s dhe për të tregtuar dhe shitur produktet DMR të Hytera-s në të gjithë botën”.
Aktakuza e akuzon Hyterën për komplot për të kryer vjedhje të sekreteve tregtare, së bashku me akuzat për posedim ose tentativë për posedim të sekreteve tregtare të vjedhura.
Në aktakuzë janë përfshirë edhe disa persona të tjerë, por emrat e tyre aktualisht kanë mbetur të redaktuar, sipas DOJ.
Nëse shpallet fajtor, dënimi i Hytera-s mund të përfshijë gjoba penale që arrijnë trefishin e vlerës së sekreteve tregtare të vjedhura. Kjo vlerë do të llogaritet në një datë të mëvonshme.
Me qendër në Shenzhen dhe e themeluar në vitin 1993, Hytera është një lojtar kryesor në industrinë e teknologjisë radio.
Kompania renditet e dyta në mbarë botën si prodhuese e produkteve të tilla, sipas Shoqatës Digital Mobile Radio, dhe është gjithashtu një furnizues kryesor për Ministrinë e Sigurisë Publike në vendin e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fati i TikTok i paqartë, Trump thotë se është në kontakt me katër grupe për shitjen e platformës

“Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni”, X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Microsoft po zhvillon modele me Inteligjencë Artificiale për të konkurruar me OpenAl

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Sa para, aq muzikë në YouTube

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa