Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për transferimin e Rodrygos

E ardhmja e Rodrygos mbetet e pasigurt, ndërsa disa klube të Ligës Premier po vijojnë ta ndjekin nga afër. Ylli brazilian i Real Madridit po përflitet gjithnjë e më shumë për një largim nga ‘Santiago Bernabeu’ gjatë kësaj vere, pas uljes së minutave nën drejtimin e Xabi Alonsos. Megjithëse dëshira e tij është të qëndrojë te Real Madridi, ai thuhet se është i vetëdijshëm që një largim mund të jetë në interesin e tij më të mirë dhe është i hapur për një transferim në Ligën Premier. Emra të mëdhenj si Liverpool, Arsenal dhe Manchester City janë përmendur si destinacione të mundshme për 24-vjeçarin. Ai mund të jetë i disponueshëm për një shumë rreth 78 milionë euro, pasi ka edhe tre vite kontratë me madrilenët dhe 350 ndeshje në karrierën e tij.

Kjo pasi kanë investuar tashmë 50 milionë euro për Noni Madueke nga Chelsea, janë në ndjekje të sulmuesit të Sportingut, Viktor Gyokeres, si dhe kanë nënshkruar me Martin Zubimendi nga Real Sociedad dhe Christian Norgaard nga Brentford. Një mbrojtës është objektivi i radhës për trajnerin Mikel Arteta, çka e bën të vështirë një lëvizje për Rodrygon. Në këtë situatë, Liverpooli duket se mbetet opsioni më i fortë, veçanërisht pasi Manchester City ka mbyllur pjesën më të madhe të afatit kalimtar para Kupës së Botës për Klube./Telegrafi/








































