LAJMI I FUNDIT:

I gjetën armë e municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

I gjetën armë e municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

U finalizua operacioni policor i koduar “Sukthi” ku për pasojë është arrestuar poseduesi i armëve, Q.H, 38-vjeçar nga Dibra, me banim në fshatin Vardardhe-Sukth.

Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur se janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, 1 pushkë sportive dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje, falë inteligjencës policore të siguruar nga shërbimet e Policisë, se një shtetas posedonte disa armë zjarri, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Sukthi”.


Në kuadër të operaconit, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponjat’, ushtruan kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Q. H., 38 vjeç, banues në Sukth.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, 1 pushkë sportive, 1 thikë dhe municion luftarak”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se në materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/