Për shkak të luftës në Ukrainë qeveria gjermane ul ndjeshëm parashikimin e saj ekonomik për këtë vit. Po ashtu nuk pritet që çmimet e larta të mallrave të konsumit të bien së shpejti.
Qeveria gjermane pret një rritje ekonomike më të dobët në Gjermani këtë vit dhe parashikon rreziqe të qarta për ekonominë.
Sipas parashikimeve të fundit pritet që rritja e prodhimit të brendshëm bruto këtë vit të jetë vetëm 2.2 për qind dhe në vitin 2023 rreth 2.5 për qind. Në janar Qeveria Federale parashikonte për këtë vit një rritje prej 3.6 për qind.
“Rreziqet për ekonominë janë të qarta. Pas dy vitesh të pandemisë së koronës, lufta e Rusisë ka shtuar një barrë të re. Lufta kundër Ukrainës dhe efektet e saj ekonomike na kujtojnë se ne nuk jemi të paprekshëm”, tha ministri i Ekonomisë, Robert Habeck.
Gjermania do të çlirohet hap pas hapi nga kllapa e importeve ruse të energjisë.
“Në të njëjtën kohë qeveria gjermane po bën gjithçka për të ruajtur substancën e ekonomisë sonë edhe në kohë të vështira duke krijuar një mburojë për kompanitë tona, të cilën do ta përdorim së shpejti”, shtoi ai.
Qeveria gjermane nuk pret që çmimet e larta të mallrave të konsumit të bien së shpejti. Për këtë viti pritet një normë inflacioni prej 6.1 për qind.
Deri tani nivele të tilla inflacioni në Gjermani ka pasur vetëm gjatë krizës së naftës ose menjëherë pas ribashkimit të Gjermanisë. Por sipas parashikimeve pritet që vitin e ardhshëm norma e inflacionit do të jetë sërish mjaft më e ulët me rreth 2.8 për qind. Për shkak të rritjes masive të çmimeve të energjisë, norma e inflacionit në Gjermani arriti në mars në 7.3 për qind. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe