Gjermania ka siguruar një lidhje energjetike me qendrën që planifikohet të ndërtohet në Detin Baltik për prodhimin e energjisë përmes erës. Kjo pritet t’i ndihmojë Berlinit që të ulë varësinë që ka ndaj energjisë ruse, bëri të ditur Ministria daneze e Energjisë, vendit ku do të ndërtohet kjo qendër.
Qendra e planifikuar e energjisë në ishullin Bornholm pritet të ndërtohet më 2030. Kjo qendër do të ketë lidhje me disa parqe të erës në Baltik dhe do të ketë kapacitet të prodhimit të paktën prej 3 gigavatësh, që janë të mjaftueshme për të ofruar energji për 4.5 milionë amvisëri gjermane.
Qendra erës do të lidhet me Gjermanisë përmes një kablloje të energjisë të gjatë prej 470 kilometrash. Investimet dhe përfitimet në të ardhmen do të ndahen në mënyrë të barabartë midis Gjermanisë dhe Danimarkës, u tha në njoftim, pa dhënë detaje për koston financiare.
“Bashkëpunimi danezo-gjerman është projekti kryesor. Rryma e gjelbër nga ishulli Bornhold do të furnizojë prodhimin kombëtar të energjisë dhe do të ulë varësinë tonë nga importet e energjisë fosile”, tha ministri gjerman i Ekonomisë dhe Klimës, Robert Habeck.
Vitin e kaluar, të dy shtetet funksionalizuan një kabllo të energjisë, që po ashtu lidhet edhe me disa ferma të tjera të erës në Detin Baltik.
Projekti në Bornholm është pjesë e një plani më të gjerë të Danimarkës që ka për synim që në vitin 2030 të pesëfishojë prodhimin e energjisë përmes erës, në qendrat në det të hapur.
Planet e mëhershme të shteteve veriore të Evropës për të krijuar një linjë të përbashkët energjetike nën Detin e Veriut, me qëllim që të lidhej me fermat e erës, kanë hasur në probleme financiare dhe sfida ligjore.
Danimarka do të jetë nikoqire e samitit të energjisë në Detin Baltik, i cili do të mbahet të martën. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

21 vite nga hyrja e Euros si monedha e re në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker