Përfaqësuesja e Gjermanisë ka fituar me rezultat 5-1 ndaj Azerbajxhanit, duke i mbyllur kështu fazën kualifikuese me gjitha ndeshjet me fitore.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë duke treguar një superioritet në fushë gjatë gjithë takimit.


I pari që shënoi në këtë takim ishte Leon Goretzka në minutën e nëntë, kurse vendasit barazuan me anë të Ramil Sheydaev në minutën e 34 dhe me rezultatin 1-1 përfundoi pjesa e parë.

DLpBlshW0AEqvXS

E dyta filloi me golin e Sandro Wagner (54’), pastaj dy gola të shpejtë u shënuan nga Antonio Rudiger (64’) dhe Leon Goretzka (66’).

Të fundit në takim e shënoi Emre Can në minutën e 81-të.

DLpHqiGWsAAGVvl

Gjermania kështu kualifikohet në Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi në vitin e ardhshëm si e para e Grupit C.

Në 10 ndeshje ka 10 fitore, pra 30 pikë. E dyta Irlanada Veriore me 19 pikë, pastaj Republika Çeke me 15 dhe Norvegjia me 13.

Azerbajxhani me 10 pikë dhe e fundit pa asnjë pikë është San Mariono. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x63res8

telegrafi sport app