Gjermania po përballet me “një bombë demografike” të shpejtë dhe në këtë drejtim duhet ndërmarrë masa.
Lidhur me këtë, mediumi TheLocal.de, ka folur me politikanin e FDP-së, Christian Dürr i cili thotë se emigracioni është çelësi për të ardhmen e vendit, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se si shoqëri, gjermanët po jetojmë më gjatë – dhe kjo është një gjë e mirë.
Por, sipas tij, ka shumë debate se si të sigurohet sistemi i mirëqenies së Gjermanisë nën presionin e një popullsie të plakur.
Në këtë kontekst, Christian Dürr, kohët e fundit shkroi edhe një koment për të përditshmen gjermane Die Welt për nevojën e vendit për më shumë të ardhur.
Por për TheLocal.de, nënkryetari i grupit parlamentar pro-biznesit të Demokratëve të Lirë (FDP) thotë se imigracioni është thelbësor për të ardhmen e Gjermanisë.
“Ne jemi vendi i dytë më i vjetër në botë, dhe së shpejti do të përjetojmë një valë të madhe pensioni. Shkalla e lindjeve tona është e ulët, kështu që pa imigrim vendi do të regresohet. Në të njëjtën kohë, emigracioni nxit diversitetin, i cili nga ana tjetër na bën një vend më të mirë dhe një shoqëri më të mirë”.
Në këtë drejtim, sipas tij, 500,000 emigrantë janë të nevojshëm në vit.
“Kjo është përafërsisht numri që na duhet për t’iu kundërvënë ndryshimit demografik. Sidoqoftë, një pikë thelbësore: duhet të sigurohemi që njerëzit të kenë qasje të drejtpërdrejtë në tregun tonë të punës”, ka thënë ndër tjerash Dürr. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre