Një zëdhënës i qeverisë gjermane thotë se presidenti serb. Aleksandar Vuçiq, duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij për paqen në rajon.
“Pas përshkallëzimit të fundit të dhunës në veri të Kosovës, qeveria gjermane i ka bërë thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçiq të veprojë. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij për paqen në rajon dhe të bëjë gjithçka për të de-përshkallëzuar”, tha të premten në Berlin një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.
Por nëse qeveria serbe tani organizon një ditë zie për dorasit e vrarë, kjo nuk do të kontribuojë në de-përshkallëzim, tha ai. Serbia duhet “të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, kërkoi zëdhënësi.
Gjithashtu, sipas tij, është e nevojshme të sqarohet origjina e armëve të shumta të gjetura. “Është irrituese të shohësh se si presidenti serb deklaron se fajtorët janë viktima”, tha ai.
Në veri të Kosovës, sipas informacioneve të qeverisë, 30 persona të armatosur dhe të maskuar hapën zjarr ndaj policisë kosovare të dielën në një fshat jo shumë larg kufirit me Serbinë. Më pas ata pushtuan një manastir ortodoks serb. Një oficer policie dhe tre sulmues u vranë gjatë shkëmbimeve të zjarrit, sipas policisë.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli për një sulm terrorist të kryer nga kriminelët e inkurajuar nga Serbia. Serbia dhe Vuçiçi i kanë hedhur poshtë akuzat.
Ndërkohë, ish-nënkryetari i partisë serbe në Kosovë, Milan Radoiçiq, përmes një avokati ka pranuar se ka organizuar sulmin. Prandaj ai dha dorëheqjen nga pozita e tij brenda partisë. Sipas njoftimit, as lidershipi serb dhe as ai i serbëve të Kosovës nuk ishin të informuar.
NATO shton praninë në Kosovë
Përballë tensioneve të fundit në Kosovë, NATO do të rrisë praninë e saj në vendin e Ballkanit Perëndimor. Aleanca transatlantike në Bruksel tha të premten se forca shtesë ishin autorizuar për t’iu përgjigjur situatës aktuale. Aleanca fillimisht nuk tha se sa ushtarë të tjerë do të vendoseshin ose cilat vende do t’i siguronin ata. Përshkallëzimi më i madh i dhunës në disa muaj ka ndodhur në veri të Kosovës fundjavën e kaluar.
Sipas të dhënave të agjencisë gjermane të shtypit, dpa, trupat shtesë të KFOR-it mund të jenë britanike. Ministria e Mbrojtjes në Londër njoftoi vetëm pak muaj më parë se Mbretëria e Bashkuar dëshron të japë “një kontribut vendimtar” për KFOR-in të paktën deri në vitin 2026.
“Ne gjithmonë do të vazhdojmë të garantojmë që komandanti ynë ta ketë burimet dhe fleksibilitetin e nevojshëm për KFOR-in për të përmbushur mandatin e tij,” tha në një deklaratë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.”Ne jemi të gatshëm të bëjmë përshtatje të mëtejshme në qëndrimin e KFOR-it si të jetë e nevojshme, tha ai.
Në operacionin e KFOR-it të Kombeve të Bashkuara janë përfshirë 28 shtete, tetë prej të cilave nuk janë anëtarë të NATO-s. Aktualisht rreth 3400 ushtarë të KFOR-it janë stacionuar në Kosovë, duke përfshirë rreth 80 nga Bundeswehr-i. Në veri të Kosovës jetojnë rreth 50.000 serbë.
Aleanca kishte vendosur tashmë në maj të rrisë praninë e saj në Kosovë me 700 ushtarë. Kjo u bë në përgjigje të sulmeve të turmave serbe kundër ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës. Në atë kohë u plagosën 30 ushtarë italianë e hungarezë dhe mbi 50 serbë. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës