LAJMI I FUNDIT:

Gjermania “hap dyert” për të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Turqi – viza brenda 5 ditësh

Gjermania “hap dyert” për të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Turqi – viza brenda 5 ditësh

Qeveria gjermane do të lehtësojë shkuarjen e të afërmve nga zonat e tërmetit tek familjet e tyre në Gjermani. Për sirianët do të jetë më e vështirë, ata duhet të shkojnë në ambasadat jashtë vendit.

Të prekurit në zonat e tërmetit në Turqi do të mund të shkojnë shpejt dhe pa shumë burokracira tek të afërmit në Gjermani.

Për këtë ata kanë nevojë për një vizë të vlefshme.


Nga Ministria e Jashtme gjermane njoftohet, se pritet që koha e përpunimit të vizës të jetë 5 ditë, nëse paraqitet pasaporta turke dhe të gjitha dokumentet e kërkuara janë të plota.

Sipas njoftimeve në media nga dita e hënë (13.02.) jepen viza në të gjitha përfaqësitë gjermane në Turqi.

Për këtë është shtuar personeli i përfaqësive konsullore.

Tre muaj qëndrim

Njerëzit nga zonat e katastrofës mund të qëndrojnë tre muaj tek të afërm të shkallës së parë ose të dytë në Gjermani.

Dhënia në formë të përshpejtuar e vizave do të jetë për ata që janë të prekur rëndë nga tërmeti: kur janë të pastrehë apo kanë lëndime që duhen trajtuar.

Ajo që dihet është se familjet pritëse duhet të nënshkruajnë një deklaratë, ku të tregohen të gatshëm, se do të marrin përsipër të gjitha shpenzimet: ato të jetesës, trajtime eventuale në spitale dhe kthimin e mëvonshëm.

Edhe personat që kanë humbur pasaportën gjatë tërmetit, duhet të ndihmohen. Për këtë janë duke u zhvilluar bisedime me autoritetet turke, thuhet nga Ministria e Jashtme në Berlin.

Për të prekurit nga tërmeti në Siri sigurimi i vizës është më i komplikuar. Ata duhet të shkojnë në përfaqësitë jashtë në Aman, Bejrut apo Stamboll. Ambasada gjermane në Damask mbetet e mbyllur. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit i Financave thotë se do të 'rrëzojë qeverinë' nëse Izraeli nuk pushton Gazën

Ministri izraelit i Financave thotë se do të 'rrëzojë qeverinë' nëse Izraeli nuk pushton Gazën

Azia
Ambasadori gjerman në SHBA paralajmëron se Trump dëshiron të ripërcaktojë rendin kushtetues

Ambasadori gjerman në SHBA paralajmëron se Trump dëshiron të ripërcaktojë rendin kushtetues

Amerika
Emërim i papritur nga Trumpi, agjenti që e shpëtoi nga atentati merr kontrollin e Shërbimit Sekret të SHBA-së

Emërim i papritur nga Trumpi, agjenti që e shpëtoi nga atentati merr kontrollin e Shërbimit Sekret të SHBA-së

Amerika
Kush janë Resnickët, miliarderët që akuzohen për mungesën e ujit për shuarjen e zjarreve në Los Angeles?

Kush janë Resnickët, miliarderët që akuzohen për mungesën e ujit për shuarjen e zjarreve në Los Angeles?

Amerika
Çfarë thotë marrëveshja dhe sa pengje do të lirohen?

Çfarë thotë marrëveshja dhe sa pengje do të lirohen?

Azia
Nis procesi i transferimit të pengjeve, lirohen tri gra izraelite

Nis procesi i transferimit të pengjeve, lirohen tri gra izraelite

Azia
Kalo në kategori