Pothuajse 80 për qind e njerëzve në 27 vendet anëtare të BE-së ndjejnë pasojat e ndryshimeve klimatike në jetën e tyre të përditshme, sipas rezultateve të anketës së Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) për 2022/23.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se dy të tretat e gjermanëve janë gati të bëjnë një lloj sakrifice për të mbrojtur planetin nga ndryshimet klimatike, transmeton Telegrafi.
Sondazhi, i kryer nga YouGov në emër të gazetës Welt am Sonntag, zbuloi se për çfarë njerëzit ishin dhe nuk ishin, të gatshëm të hiqnin dorë për hir të planetit.
Rreth 43 për qind e të anketuarve thanë se do të ishin të gatshëm për udhëtime më pak të shpeshta ajrore, dhe 40 për qind se do të përdornin më pak ngrohje në shtëpitë e tyre.
Por kur bëhej fjalë për zgjedhje të tjera miqësore me klimën, gjermanët nuk ishin aq të gatshëm. Më pak se një e treta do të ishin të gatshëm të ndryshonin dietën e tyre, dhe vetëm 13 për qind do të hiqnin dorë nga transporti privat, pra nga një veturë.
Në të gjithë BE-në, ndryshimet e stilit të jetesës që njerëzit janë të gatshëm të bëjnë si përgjigje ndaj ndryshimeve klimatike ndryshojnë.
Pothuajse 80 për qind e njerëzve në 27 vendet anëtare të BE-së ndjejnë pasojat e ndryshimeve klimatike në jetën e tyre të përditshme, sipas rezultateve të anketës së Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) për 2022/23.
Më shumë se 80 për qind besojnë se nëse nuk reduktojmë në mënyrë drastike konsumin e energjisë dhe mallrave në vitet e ardhshme, po shkojmë drejt një katastrofe globale.
Pra, ku në Evropë janë njerëzit më të gatshëm të heqin dorë dhe çfarë ndryshimesh në jetë do të donin të bënin?
Francezët janë të gatshëm të kufizojnë mishin dhe produktet e qumështit
Anketa e EIB tregoi se shumica e të anketuarve francezë (57 për qind) ishin në favor të sistemit buxhetor, kur bëhet fjalë për gjurmën e karbonit.
Kjo do të nënkuptonte që çdo personi do t’i caktohej një numër fiks kreditesh për t’i shpenzuar në artikuj me një gjurmë të madhe karboni, të tilla si, për shembull, fluturimet ajrore ose blerja e mishit.
Ushqimi ishte gjithashtu një temë e rëndësishme për francezët. Gjashtë në 10 thanë se do të paguanin pak më shumë për ushqimin që prodhohej në vend. Shumica (57 përqind) ishin në favor të kufizimit të sasisë së mishit dhe produkteve të qumështit që njerëzit mund të blinin.
Në përgjithësi, populli i Francës beson se qeveria ka një rol në rregullimin e zgjedhjeve të njerëzve. Dy të tretat ishin në favor të masave më të rrepta për të ndryshuar sjelljen e njerëzve në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Britanikët kundër plastikës njëpërdorimshme
Një sondazh i YouGov i kryer në Britaninë e Madhe në fillim të këtij viti, zbuloi se 36 për qind e të anketuarve do të ishin të gatshëm të kufizonin konsumin e produkteve të qumështit dhe mishit në dy ose tre vakte në javë. Vetëm 12 për qind do të ishin në favor të eliminimit të plotë të mishit dhe produkteve të qumështit nga dieta e tyre.
Pothuajse 60 për qind thanë se do të ishin të gatshëm të mos blinin më kurrë produkte të bëra nga plastika njëpërdorimshe.
Pak më shumë njerëz se në Gjermani ishin gati të hiqnin dorë nga veturat e tyre në favor të ecjes, çiklizmit ose transportit publik. Rreth 20 për qind e njerëzve thanë se do të bënin një ndryshim dhe 14 për qind thanë se tashmë po bënin diçka për të.
Megjithatë, britanikët ishin më pak të interesuar për të ndryshuar zakonet e tyre të udhëtimit. Vetëm një e katërta e njerëzve thanë se do të paguanin një tarifë shtesë, kur do të blinin një biletë aeroplani për të kompensuar ndikimin mjedisor të avionit.
Spanjollët për masa më të rrepta të qeverisë
Spanja është një vend i BE-së që do të goditet rëndë nga ndryshimet klimatike. Ajo tashmë po vuan efektet e një thatësire të zgjatur, me disa rajone që kufizojnë qasjen e banorëve në ujë pasi rezervuarët po shterrojnë.
Por një studim i fundit nga Fondacioni Spanjoll për Shkencën dhe Teknologjinë, zbuloi se përqindja e njerëzve që besojnë se ndryshimi i klimës është një problem shumë serioz ka rënë që nga viti 2020.
Pavarësisht kësaj, sondazhi i EIB tregoi se Spanja është një nga vendet me mbështetjen më të lartë për masat më të rrepta të qeverisë, për të ndryshuar sjelljen e njerëzve.
Rreth 80 për qind e të anketuarve besojnë se sjellja e tyre mund të bëjë ndryshim, krahasuar me një mesatare prej 72 për qind në pjesën tjetër të Evropës.
Një studim i vitit 2021 nga Universiteti i Santiago de Compostela, tregoi mbështetje në rritje të publikut për subvencionimin e izolimit të shtëpive, futjen e zonave me emetim të ulët në qytete dhe kufizimin e përdorimit të automjeteve ndotëse.
Italianët për etiketimin e produkteve ushqimore
Italianët ishin gjithashtu mbi mesataren e BE-së, kur bëhet fjalë për mbështetjen për masat më të ashpra të qeverisë për të ndryshuar sjelljen e njerëzve.
Etiketimi i produkteve ushqimore për të theksuar qëndrueshmërinë e tyre, ishte një ide e mbështetur nga 85 për qind e të anketuarve italianë në sondazhin e EIB.
Gjashtëdhjetë e katër për qind e njerëzve thanë gjithashtu se do të ishin të gatshëm të paguanin pak më shumë për ushqimin vendas.
Për më tepër, mbi dy të tretat e italianëve ishin në favor të kufizimit të sasisë së mishit dhe produkteve të qumështit që njerëzit mund të blejnë, në mënyrë që të reduktohen emetimet e gazrave serrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse ka dhënë dorëheqje Justin Trudeau - dhe çfarë do të ndodhë më pas për Kanadanë?
Agjentët rusë planifikuan të hidhnin në erë njësinë e forcave mbrojtëse ukrainase në Kiev, me ndihmën e një adoleshenti
Shkencëtarët paralajmërojnë për Sindromën Kessler - çfarë është ajo dhe si po e rrezikon planetin tonë?
Trump reagon ndaj dorëheqjes së Trudeau: Shumë njerëzve në Kanada u pëlqen të jenë shteti i 51-të i Amerikës
Inteligjenca ukrainase godet me dronë portin më të madh tregtar të Rusisë – pamje nga aksioni
Tanku rus bie në një gropë, dronët kamikaz dhe artileria ukrainase e shkatërrojnë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Ish-banori i Big Brother, Edon Shileku braktisë Kosovën
New Glenn, raketa e Blue Origin që po sfidon dominimin e SpaceX është gati të lansohet
Real Madridi e ka të gatshëm trajnerin i cili do ta zëvendësojë Ancelottin
“Nuk jam marrë me burra të martuar”, Santiana Maloku gati ta lë studion për shkak të Edona James
Amorim zbulon arsyen pse është shumë i zemëruar me lojtarët pas ndeshjes me Liverpoolin