Pas njoftimeve për atentate të planifikuara ndaj xhamive në Gjermani, disa shoqata myslimane shprehen, se myslimanët nuk ndjehen më të sigurtë. Ato kërkojnë mbrojtje më të mirë nga shteti.
Këshilli Qendror i Myslimanëve, shoqata turke, Ditib dhe Komuniteti i Bashkësisë Islame, Milli Görüs kanë kërkuar së fundmi mbrojtje më të mirë të xhamive në Gjermani. Pas kërcënimeve të fundit ndaj xhamive e zbulimit të një grupimi terrorist ekstremist të djathtë, organizatat kryesore të myslimanëve në Gjermani kërkojnë një koncept të zgjeruar për sigurinë. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Myslimanëve, El Yazidi bëri fjalë për një “dimension që nuk ka ekzistuar më parë.”
“Myslimanët janë bërë shumë të pasigurtë. Ata ndjehen të lënë vetëm”, tha El Yazidi për Deutsche Wellen. Ata vrasin mendjen, se çfarë duhet të bëjnë që të mbrojnë xhamitë”, tha Yazidi duke shtuar, se ajo që i bën më të pasigurtë myslimanët është, se “lajme të tilla tronditëse kalojnë pa u komentuar në shoqëri, dhe se “nuk ka angazhim, nuk ka një shprehje të qartë të solidaritetit në një formë që ne do e dëshironim”.
Zbulimi i një grupimi terrorist
Edhe ata që janë në funksione në shoqatat myslimane ndjehen të kërcënuar. “Ne si funksionarë përballemi me urrejtjen.” Ajo vjen përmes rrjeteve sociale, por edhe me letra kërcënuese. Kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëve, Aiman Mazyek është kërcënuar personalisht nga radikalët e djathtë. “Ne nuk marrim mbrojtjen e duhur nga policia, të cilën ne e presim as për përfaqësuesit tanë e as për xhamitë”.
Kurse Komuniteti Islam Milli Görüs deklaroi në Köln, se në Gjermani aktualisht ka një rrezik të shtuar për xhamitë, sinagogat e për institucione të tjera të pakicave fetare. Nuk ka mundësi, që xhamitë që janë ngritur me donacione të financojnë vetë për sigurinë e tyre. Shteti ka detyrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e tij. “Këtu bëjnë pjesë edhe myslimanët.”
Së fundmi u bë e ditur se disa anëtarë të grupimit terrorist të nxitur nga Werner S. kishin planifikuar atentate terroriste në 6 xhami. Pas bastisjeve të policisë në disa lande gjermane u dhanë urdhra arresti për 12 persona. Po ky grup kishte planifikuar atentate edhe kundër politikanëve, azilkërkuesve dhe myslimanëve. Të mërkurën dhe të enjten e kaluar, disa xhami në qytete Unna, Hagen, Essen dhe Bielefeld morën letra kërcënuese.
Ministria e Punëve të Brendshme të landit, Renani Veriore Vestfali ka deklaruar, se policia i merr seriozisht kërcënimet ndaj xhamive. Policia në terren i mbron xhamitë dhe institucionet e tjera fetare në bazë të shkallës së rrezikimit. Masat mbrojtëse janë megjithatë sekret, prandaj edhe nuk publikohen informacione të tjera. Partia e Majtë i bëri thirrje qeverisë së landit që të paraqesë një plan konkret së afërmi si të mbrohen xhamitë nga dhuna e ekstremistëve të djathtë. Ajo kërkoi që të merret më seriozisht racizmi antimysliman e të fillohen fushata sqaruese. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës