LAJMI I FUNDIT:

Dodë Gjergji pas sulmit në xhaminë e Tiranës: Aktet e tilla dhune s’duhet të ndodhin në shoqërinë sonë

Dodë Gjergji pas sulmit në xhaminë e Tiranës: Aktet e tilla dhune s’duhet të ndodhin në shoqërinë sonë

Ipeshkëvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji pas sulmit që ndodhi sot në xhaminë e rrugës së Kavajës, në kryeqytetin e Shqipërisë, ku mbeten të plagosur pesë persona, i ka dërguar një letër solidariteti, kryetarit të Bashkësisë Islame të Shqipërisë, ku ka shprehur bindjen se personi i cili ka shkaktuar këtë tragjedi, do të merr përgjigjen e merituar para organeve të drejtësisë.

Në letrën e tij, Dodë Gjergji ka theksuar se aktet e tilla dhune dhe kërcënimi të jetëve të njerëzve nuk duhet të ndodhin në asnjë realitet të shoqërisë sonë, e aq më pak në vendet e kultit dhe në muajin e Ramazanit.


Letra e plotë:

Shumë i nderuar z. Spahiu, me hidhërim dhe me pikëllim të thellë mora lajmin për ngjarjen e shëmtuar që sot ka ndodhur në Xhaminë e rrugës së Kavajës, në kryeqytetin e Shqipërisë, ku pesë besimtarë të Bashkësisë Tuaj mbetën të plagosur.

Jam i bindur që personi, i cili e ka shkaktuar këtë tragjedi, do të merr përgjigjen e merituar para organeve të drejtësisë në Shqipëri, por edhe personalisht, dëshiroj të gjykoj këtë akt të papranueshëm për gjithë ne shqiptarët, pa marrë parasysh cilit besim i takojmë. Aktet e tilla dhune dhe kërcënimi të jetëve të njerëzve nuk duhet të ndodhin në asnjë realitet të shoqërisë sonë, e aq më pak në vendet e kultit dhe në muajin e Ramazanit.

Këndej, shpreh solidaritetin me Bashkësinë Tuaj, si dhe me familjet e të plagosurve. Njëkohësisht, me gjithë besimtarët katolikë në Kosovë, lus Zotin për shërimin sa më të shpejt të tyre.

Shfrytëzoj rastin që t’iu uroj agjërim të lehtë gjatë këtij muaji të Ramazanit!

Dodë Gjergji,

Ipeshkëv i Dioqezës Prizren-Prishtinë

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori