LAJMI I FUNDIT:

Gjeniu 13 vjeçar që mund ta ndryshojë botën! (Video)

Gjeniu 13 vjeçar që mund ta ndryshojë botën! (Video)

Një 13 vjeçar konsiderohet gjeni dhe krahasohet me Nikola Teslan.

“Tingëllon vetëlavduese, por që nga dita e parë që jam bërë për të ditur, e kam parë se në këtë planet jam me arsye”, është shprehur Maxwell Loughan, 13 vjeçar, i cili ka konstruktuar pajisjen që prodhon energji pa shpenzime.

Shpikja e tij rikujton kalemat e Teslas dhe punon sipas të njëjtit parim që e kishte përshkruar shkencëtari dekada më parë. Ajo që më së shumti e karakterizon këtë mjet është thjeshtësia e tij, akumulon energjinë elektromagnetike nga atmosfera e Tokës dhe e shndërron rrymë që mund të shfrytëzohet për furnizimin me energji të pajisjeve elektrike.


Maxwell këtë shpikje e kishte zbuluar në punëtorinë e babës së vet të cilën e ka shndërruar në laborator, me materialet që i ka blerë për vetëm 15 dollarë dhe ka dëshmuar se pajisja e tij mund të furnizojë serinë e llambave LED, gjë që e ka demonstruar përmes një videoje.

Djaloshi kishte krijuar nga konserva e kafes, teli, dy kalema dhe luga akumulatorin e elektromagnetik të energjisë i cili mund të induktojë radiovalë, energji termale e statike dhe të gjitha këto t’i shndërrojë në energji të përdorshme elektrike, përcjell Koha.net.

“Kjo lugë e merr energjinë nga ajri dhe brenda konservës së kafes atë energji mund ta shndërrojmë nga e alternuar në të njëtrajtshme”, ka sqaruar gjeniu i vogël.

“Qëllimi im ishte të ndihmoj botën. Dëshiroj të ndërtoj ardhmërinë në të cilën të gjithë njerëzit mund të jenë të lumtur dhe të sigurt”, ka thënë Maxwell.

Në trend Botë

Më shumë
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Botë
Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Botë
Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas "vrau një gazetar amerikan"

Botë
Trump thotë se nuk e ka parë planin e Egjiptit për Gazën

Trump thotë se nuk e ka parë planin e Egjiptit për Gazën

Amerika
Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë "forcë për Ukrainën me afro 30,000 trupa" në mes të bisedimeve SHBA-Rusi

Botë
Në protestat e studentëve në Serbi edhe veteranë të brigadës që luftoi në Kosovë

Në protestat e studentëve në Serbi edhe veteranë të brigadës që luftoi në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori