Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), përkatësisht në kazermën „Skënderbeu“ në Ferizaj, dje, ka filluar faza e dytë e trajnimit për pjesën e dytë të rekrutëve të rinj të FSK-së. Në trajnim po marrin pjesë 340 pjesëtarë dhe trajnimi do zgjasë nëntë javë.

5. Gjenerata e dytë e rekrutëve të FSK së filloi trajnimin bazik në Ferizaj


Sipas njoftimit për media rekrutët e rinj u priten nga eprori përgjegjës i QSB-së dhe komandantët e kompanive, të cilët pasi iu uruan mirëseardhje i njoftuan me rregullat e përgjithshme të Qendrës së Trajnimit.

2.Gjenerata e dytë e rekrutëve të FSK së filloi trajnimin bazik në Ferizaj

Më pas, rekrutët të udhëhequr nga instruktorët e tyre filluan sistemimin në Qendrën për Stërvitje, për të vazhduar me pas me angazhimet e tyre ditore, si pajisjen me uniforma ushtarake dhe testimet fizike nga instruktorët e kësaj qendre.

3.Gjenerata e dytë e rekrutëve të FSK së filloi trajnimin bazik në Ferizaj

4.Gjenerata e dytë e rekrutëve të FSK së filloi trajnimin bazik në Ferizaj

Në njoftim thuhet se ceremonia e certifikimit dhe betimit të gjeneratës së parë të rekrutëve për vitin 2019, është bërë më 09.08.2019, në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, ku me sukses arritën të certifikohen 337 rekrutë, prej tyre 52 të gjinisë femërore dhe 22 pjesëtarë nga radhët e komuniteteve joshumicë./Telegrafi/