Gjendje e rënduar po paraqitet në Gjakovë dhe Rahovec nga vërshimet. Që nga e premtja në vend ka pasur reshje shiu.

Mediat lokale në këto dy qytete raportojnë për gjendje të rënduar, derisa janë vërshuar disa shtëpi, lokale dhe objekte tjera.


Në disa fotografi e video të publikuara nga Tv Syri, shihet se përmbytjen nga shiu në këtë qytet ka hyrë në disa shtëpi dhe ka bërë të pa qarkullueshme disa rrugë në këtë qytet.

Në rrjetin social në Facebook janë postuar disa video ku shihen vërshime nga reshjet e shiut në fshatrat Denjë dhe Fortesë, në Rahovec.

Në mbishkrimin e videos të vërshimeve në fshatin Denjë, thuhet “Vërshime drejt një katastrofe natyrore, zyrtarët shtetëror siç duket ende në gjumë. Reshjet e dendura në 12 orët e fundit në Dejne…”.

Gjendje e rëndë është paraqitur edhe në rrugët e Rogovës së Hasit pas reshjeve të fundit, si dhe në Krushë të Madhe të Rahovecit. /Telegrafi/ Gjakovë:

306624454 10159523452688214 3082168618016113009 n

306962857 481600813978675 8253672491219059826 n 1

307461367 502725785193105 5044156031739881244 n 1

Rahovec:

306876581 769951027636233 9034082968187515721 n Fshati Fortesë