Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Gjilan, ka mbajtur një konferencë për media ku ka paraqitur dy nga shqetësimet e saj kryesore në lidhje me gjendjen aktuale në Komunën e Gjilanit.
Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, nga radhët e PDK-së ka ngritur alarmin për situatën buxhetore, si dhe për propozimin e buxhetit të vitit 2025, që sipas kësaj partie është problematik dhe joprofesional.
Sipas PDK-së, gjendja e rënduar bugjetore është rezultat i dështimit të komunës për të investuar në projektet kapitale të planifikuara për këtë vit.
Rashiti theksoi se komuna ka tejkaluar afatet ligjore dhe se ka pak gjasa që procesi të kthehet në rrugën e duhur.
“Jemi në një situatë ku kemi tejkalim të afateve ligjore dhe si proces kanë ngelur këtu ku jemi, dhe gjasat për të kaluar në afat ligjor po shihet që nuk janë të respektuara nga i pari i komunës,” deklaroi përfaqësuesi i PDK-së gjatë konferencës.
PDK ka theksuar se sistemi i qeverisjes komunale në Gjilan ka rënë tërësisht nga funksioni, me një mungesë të theksuar të transparencës dhe një rritje të nivelit të nepotizmit.
Sipas tyre, në institucionet e Komunës së Gjilanit nuk mund të punësohet askush nëse nuk ka lidhje të ngushta me kryetarin, duke përfshirë “ballëzkat” dhe “kunatat”.
Për më tepër, projektet përmes subvencioneve, sipas PDK-së, po përfitojnë kryesisht familjarët e zyrtarëve komunalë.
“Angazhimi i vetëm i qeverisjes komunale është zhvatja e parasë publike, keqpërdorimet e projekteve të subvencioneve dhe në punësime familjare, ndërsa qytetarët e Gjilanit po jetojnë në kushte të jashtëzakonshme. Është tejet shqetësuese për qytetarët sesi një kryetar komune aktuale për dy vite t’i humb 58 milionë euro buxhet të planifikuara për investime kapitale,” shtoi përfaqësuesi i PDK-së.
PDK ka bërë thirrje për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, për të shqyrtuar këtë situatë alarmante dhe për të diskutuar gjendjen e rëndë financiare.
Ata kanë propozuar edhe formimin e një këshilli ekspertësh financiarë për të ndihmuar ekzekutivin e komunës në tejkalimin e kësaj situate.
Tema e dytë e ngritur në këtë konferencë ka qenë propozimi i buxhetit për vitin 2025. PDK ka shprehur rezerva të mëdha për mënyrën se si është përgatitur ky buxhet, duke theksuar se ai është i papregatitur dhe përmban shumë të meta.
Rashiti theksoi rritjen e buxhetit të përgjithshëm, ndërsa investimet kapitale janë zvogëluar për 1.2 milionë euro, ndërsa është rritur buxheti për subvencione.
“Nuk mundemi ne si PDK me i dhënë përkrahje një buxheti i cili ka ardhë tash sepse është aq i papregaditur, është aq joprofesional, aq shumë të meta sa nuk dimë nga të ia fillojmë,” deklaroi ai.
Në përfundim, PDK i ka bërë thirrje kryetarit të komunës që para miratimit të buxhetit të vitit 2025, të realizojë një sërë kërkesash, përfshirë miratimin e planit zhvillimor komunal, anulimin e konkurseve të paligjshme, zbatimin e projekteve për të moshuarit dhe fëmijët në kujdesje, si dhe formimin e këshillit të ekspertëve për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve financiare të komunës.
“Ne si PDK jemi të gatshëm të japim vlerësimin tonë dhe do të jemi transparentë në çështjen e buxhetit, por kërkojmë respektimin e ligjit dhe realizimin e këtyre kërkesave tona,” përfundoi Rashiti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës